Preshevë, 10 prill  -Kryetari i Presheves sikur edhe lidere tjere qe tere jnarin dhe shkurtin deri kur dulun lulat ne pranvere u tarahenen larte e pashte Preshevë-Prishtine dhe anasjellats pas pine kafe me Hahsim Thacin dolen me deklarata “hot” per “bashkim” me Kosovën. Por duket se edhe këto deklarata mbeten ne leter, vetëm llaf masdarke, apo si thone serbet “svaka cuda tri dana”. Themi keshtu sepes  Presheva po pergatitet për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Keshtu se paku thote i pari i Presheves Shqiperi  Arifi, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për Rdok Dukajginin ka thënë se “po punohet që klasa politike po pergatitet te shkohet në zgjedhjet parlamentare të Serbisë me një listë të përbashkët.”

Arifi ka thënë se Serbia ka një strategji kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por shqiptarët nuk duhet të qëndrojnë indiferentë.

Arifi ka thënë se situata e shqiptarëve nuk është për t’u befasuar pasi klasa politike shqiptare nuk ka pasur strategji në këto 18 vite për të ndërtuar fuqi politike.

“Është një problem i trashëguar në duart tona. Unë si kryetar i Komunës së Preshevës në këto tri vite jam munduar të bëj një vetëdijesim të shoqërisë sonë për të unifikuar klasën politike. Ka pasur subjekte të vogla politike që janë shkrirë në subjekte të mëdha, dhe ky është një hap pozitiv për t’i paraprirë një unifikimi të shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në Serbi”.

“Edhe pse kemi disa keqkuptime si klasë politike shqiptare në Preshevë, është përgatitur terreni që të shkojmë bashkë me një listë unike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe të krijojmë një fuqi politike”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi.

SHPËRNDAJE