Preshevë, 23 mars  – Sot pikërish me 23 mars te këtij viti bëhen plotë 11 vite qe nderroi jete Mustafe Bina, veterani i arsimit dhe gazetarise shqiptare ne Kosovën Lindore, njoftoje agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke përkujtuar kolegun e tyre. te cilin e quajnë si zdhenës te Lugines se Presheves me reportazhe dhe lajme te përditshme ne mediat e Kosovës dhe ato mbare shqiptare.

 

Dikur ne Preshevë,  ishte ma mirë me ta gjet një pushkë në shtëpi se sa me ta gjet një gazetar?!

Musatafë Bina (24.11.1935-23.03.2006) ishte gazetar shume  vjeqar nga Presheva qe ne ate kohe, kur vepronte ishte veshtire te prezentoheshe gazetar shqiptar ne Serbi, sidomos ne Luginë, dihet pse.  Ne ate periudhe ishte ma mirë me ta gjet një pushke në shtëpi se sa me ta gjet nje gazetar?!, sepse asht5u ihsin rrethant dhe ata ishin te padeshirueshëm dhe ne shënjester te vazhdueshme të regjimit. I ndjeri Mustafa Bina ishte ze i vetem i Lugines së Preshevës ne mediat shqiptare, sidomos ne Kosovë. Mustafa Bina, me nje fjalë  ishte nje zëdhënes i Lugines se Preshevës ne mediat tona. Pos temave aktuale politike dhe ekonomike ai me reportazhet dhe lajmet e tija merrej edhe me tema te perditshmerise me cfare merreshin shqiptaret e këtyre viseve. Shkrimet e kelogut Bina ishin të përqëndruar kryesisht  per sukseset ne fabrika, ndonje elektrifikim, ujesjelles, shkolle e reja , fushata e korrje shirje, bilansi ne fabrikat tona jete e shqiptareve ne karadakun e Preshevës sidomos gjate stines së dimrit te cilet izoloheshin nga bora dhe  bota dhe te harruar nga Serbia pa rrugë, pa rrymë, pa shkolla… Jo vetëm shkrimet por edhe zeri i  Mustafë Binëse e lexonim dhe e degjonim edhe ne valet e Radio Gjilanit, pastaj me nje ser shkrimesh e raportesh nga Presheva ne mediat e  Kosovës dhe ato ne Maqedonisë si në: Rilindja, Zeri, Shkendija, Flaka etj..

 

Pendat e merituara te veteranëve të gazarisë shqiptare në Luginen e Preshevës nga Mustafa Bina deri tek Vehbi Bajrami (New York ) dhe Nefail Maliqi (Gjenevë)  

Mustafë Bina, Qerim Arifi, Jonuz Fetahu, Mexhid Mehmeti, Hasan Emërllahu,.. jane gazetare te deshmuar nga Kosova Lindore te cilet sot njihen si veteteranet e gazetarise ne këto vise shqiptare. Pas ketyre emrave te medhenje te gazetarsie, duket se “shortuan” gazetarine shqiptare ne këto treva shqiptare duke lenë këtë profesion  sa te mire po aq edhe te”vështirë dhe me përgjegjësi ne duart e gazetareve te rinj,  tashme te deshmuar dhe të njohur ne gazetarine shqiptare jo vetëm në Luginën e Preshevës por edhe me gjerë si Vehbi Bajrami dhe Nefail Maliqi, i pari  ne SHBA (drejtues i gazetes Illyria) dhe i dytë,  gazetar nderkombëtar qe 25 vite ne OKB, 2 vite ne NATO dhe 1 vite ne Hagë te cilet i kontribouan dhe po i kontrbuojnë avancimit të proceseve demokratike ne rajon sidomos sensibilizmi te ceshjes së Lugines se Preshevës dhe asaj mbare shqiptare ne arenen nderkombëtare. Këtu nuk duhet harruar edhe dy gazetarë tjere nga Lugina  si Llukman Halili (nga Terrnoca) dhe Xhamail Halilin-Karadaku, emra po ashtu të njohur ne gazetarine shqiptare nga keto treva.  Dikur ne Preshevë, ne kohen e Mustafa Binës madje deri teki periudha e Vehbi Bjaramit dhe Nefail Maliqit, ne Serbi  ishte ma mirë, apo ma lehtë kapercejshe nese  shkiet ta gjenin një pushkë në shtëpi, se sa me ta gjet një gazetar?!

 

I përmendem keta da gazetar shqiptare ne perendim, qe jeotjne dhe veprojne  ne qendrat vendojes sepse ata u treguan dhe u dëshmuan te suskeshëm ne journalistikë si gazetar profesional. Talenti, zotësia, vullneti i tyre për gazetari po.. Por a thua a do te kishin arritur te gjitha keto suksese sikur t’mos kishin për keshilltar e mesues, profesorë të gezatarsie si Mustafe Binën, Mexhid Mehmedin, Jonuz Fetahun, Hasan Emërllahun, ka pyetur  agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Nese kety dy gazetar jane mirënjohes dhe krenar qe kane pasur per keshilltar dhe mësues veteranet e gazerise shqiptare nga Presheva qe i permendëm, padyshim edhe mesuesit deh profesor preshevat jane krenar për keta dy gazetar, e cilët vazhdimisht ne intervista telivizive, gazeta, ndeja mburren dhe ndjehen krenar per gaztarin Vehbi Bajramin ne New York dhe Nefail Maliqin në Gjenevës te cilet arriten majat e seuksesve te gazetarise  (te cilet takuan e intevristuan personalitete me te larta kombëtare dhe nderkombëtare, duke përfshire ketu edhe burreshtetas botëror) duke  i vleresuar ata larte me fjalet me te mira se  “Vehbiu ng New Yorku dhe Nefaili nga Gjeneva na e zbardhet fytyren jo vetëm neve si profesor, cka nuk na shkoi mundi poshte, por edhe  mbare shqiparise ne Kosovën Lindore, cka jemi krenar dhe mburremi me ta, keq qe në nuk i kemi ketu afër per ta drejtuar Preshevën. Secili do t’i uronte keta gy gazetarë nga Lugina, dje lokal sot me renome nderkombëtare: Hallall buka e kallamojt e karadakut, hallall buka e grytë e Preshevës.. ” /   Mr. Nazlie Ajdini

SHPËRNDAJE