Bujanoc, 16 qershor – Prefekti i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kumtuar ditë më parë se Bashkimi Evropian, duke mbështetur komunën e Bujanocit me projekte të reja kapitale, ka arritur të fitojë 200 mijë euro për sigurimin e pajisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit) i cili do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Siç, bën të ditur prefekti i Bujanocit, të enjten, edhe zyrtarisht është konfirmuar miratimi i projektit në vlerë prej 200 mijë euro për Komunën e Bujanocit, theksoi Kamberi duke bërë të ditur se Bashkimi Evropian po vazhdon të përkrahë përpjekjet tona të përditshme. Projekti në vlerë prej 200 mijë eurosh, sipas prefektit Kamberi, i dedikohet sigurimit të pajisjeve për Qendrën e grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave (Transfer Stacionit), i cili do të funksionalizohet deri në fund të këtij viti”. /Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE