Shkruan: Albana FERATI 

Ditëve te fundit sikur mbare botën, Evropë edhe vendi yne Kosova dhe Shqiperia sikur gjithe shqiptaret ne ballkan po ballafaqohen me dy probleme akute, madje edhe shqetesuese ai i koronavirusit dhe taksa, njofton agjncia e lajmeve “Presheva Jonë”

Situata aktuale politike në vendin tonë është shumë e koklavitur edhe me përplot kundërthënie dhe antagonizma lidhur me raportin e Kosovës me ShBA, lidhur me qëndrimin e Qeverisë Kurti për taksën, reciprocitetin dhe dialogun dhe kërcënimet që vijnë për vendin tonë, gjë që ndikon në thuajse secilin qytetar të vendit aq më parë që vendi përkatësisht shoqëria jonë njihet ndër shoqëritë më të politizuara mbase në gjithë botën.

Ndryshe, faktori ndërkombëtar përfshirë ata amerikan edhe evropian kanë kërkuar njezerit nga qeveria e Kosovës që të vendos heqjen e taksës dhe të hap rrugën dialogut e bisedimeve, me qëllim që konfirmohet rruga e integrimit evropian të Kosovës dhe mundësisë së gjetjes së zgjidhjes përfundimtare për Kosovën.

 

Sy e vesh kah Coronavirusi: Paniku po ecen me shpejte se sa coronavirusi. Qytetaret mes propagandes dhe realitetit 

Ndërkohë gjendjen “e rëndë politike” ditëve të shkuara e ka rënduar akoma më shumë edhe paraqitja e pandemisë së gripit Corona, tashme te njohur me emrin Coronavirus, semundje kjo e cila po kercnon planetin tone e nisur ne Kine dhe me viktimen e fundit ne Shqiperi.

Lajme jo te mira nga Gjeneva, rrespektivisht nga Organizata Boterore e Shendetesise. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne bashkepunim me OBSH ne Gjeneve jep keto shifra alarmuese te coronavirusit ne bote, semundjee kjo vdekjeprurese qe po kercnon plantin, qe fatkeqesisht ka perfshire dhe dhjetra shqiptare si ne Shqiperi ashtu edhe jashta saj kryesisht ne vendet evropiane.

Kosova, vjen me lajme te reaj, fatkeqesisht me dy raste koronavirus. Lajmi i fundit dhe brengoses eshte ai ne Gjeneva se mbi 40 shqiptare te infektuar me coronavirus. 10 raste ne Evropë. Viktima e pare në Shqiperi. Sipas të dhënave të OBSH-së ne Gjenevë. Kosova bën pjesë në mesin e vendeve me rrezik të ulet në raport me koronavirusin, kete e ka konfirmuar per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” edhe zyrateret e OBSH-së ne Gjenevë.

Paniku lshtë vërejtur posaçërisht në aspektin e sigurimit të mjeteve dezinfektuese dhe njoftimeve përmes rrjeteve sociale edhe portaleve ( që synim primar nuk kanë informimin e qytetarit por klikimet), që ndjellin edhe “parashikojnë” gjëra të mbrapshta dhe “kërdi” në popullatën tonë, anarki dhe mungesa në furnizim edhe gjëra ushqimore nëse arrin situata e vendosjes në “karantinë” tq zonave të caktuara.

Kjo situatë dhe këto spekulime e panik është konfirmuar edhe po konfirmohet edhe me rritje të çmimeve të gjërave elementare e veçanërisht në sigurimin e miellit, duke krijuar tollovi, kolona edhe radhë para mullinjve edhe dyqaneve të produkteve ushqimore, që sipas zyrtarëve qeveritar janë të panevojshme pasi Kosova ka rezerva të mjaftueshme.

Paniku për miellin dhe mjetet dezinfektuese edhe barnat të kujton kohen e luftës, ku për dallim nga ditët e fundit- po mungon e ajo është fryma humanitare e popullit tone, kur ishte i gatshëm që të ndante çdo send, siq u dehsmua me termetine fundit ne Shqiperia ku populli shqiptare, sidomos ai nga diaspora deshmuan si cdo here bujarine dhe solidarittetin e tyre per vendlinden e bashkombasit.

Për të gjitha këto na duhet qetësi dhe unitet në vendime edhe prezantim si duhet të vendit në arenën ndërkombëtare, informim i drejt dhe mos rënie pre të dezinformimit dhe panikut dhe ringjallje të humanizmit dhe qëndrimit përkrah njëri-tjetrit sikurse në kohën e luftës.

Duke parë të gjitha këtë qytetarët e Kosovës po presin me padurim ngrohjen e motit dhe ardhjen e gjelbërimit, pasi në radhë të parë do bie ndjeshëm rreziku i përhapjes së mëtutjeshme të corones. Pra, mbetemi me shprese dhe optimiste se kjo pranvere do sjelle risi në vazhdimisë jetes normale, me largimi i koronavirusit dhe taksës, urojme qe te te qendrojne fjalet tona

SHPËRNDAJE