Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe aktori i Hollywoodit Arnold Schwarzenegger, 10 Korrik, 2004. Poashtu në foto edhe Shkëndije Mazrekaj, dhe Nefail Maliqi me aktorin e Hollywoodit, Schwarzenegger.

Prishtinë, 2 maj  -Në kohen kur aktori i njohur Arnold Schwarzenegger ishte guvernatori i Kalifornisë, presidenti historik i Kosove Ibrahim Rugova ishte personaliteti dhe shqiptari i parë që e kishte takuar dhe biseduar për Kosovën diplomatin dhe aktorin e famshëm Schwarzenegger. Pamjet janë nga varrimi i Presidentit të Austrisë, Thomas Klestil, më 10 Korrik të vitit 2004.

Por pos,  Rugovës me aktorin e Hollywoodit Arnold Schwarzenegger ishte takuar edhe Shkëndije Mazrekaj (motra e editorit të gazetës Bota sot) në vitet kur ajo ishte pjesë e stafit të gazetës kombëtare. Pas asaj një takim me guvernatorin amerikan Schwarzenegger ka pasur edhe gazetari ynë i njohur Nefail Maliqi, ish gazetar i “Bota sot” aktualisht i agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” me të cilin ka biseduar kryesisht për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan.

 

KUSH ESHTE ARNOLD SCHWARZENEGGER ?

Arnold Schwarzenegger lindi më 30 korrik 1947 në Thal bei Graz, Steiermark, Austria (Gjatësia: 1.88 meter) është aktor dhe guvernator nga ShBA.

U rrit në një fshat të vogël të Austrisë, ku filloi edhe ssportin e bodybuilding, si dicka fitimprurvse. Ai filloi ushtrinë kur ishte 18 vjec, në vitin 1965.

Me 26 prill 1986 u martua me Maria Shriver, dhe ka 4 fëmijë. Gruaja e tij është mbesa e ish-presidentit John F. Kennedy dhe senatorëve Robert F. Kennedy dhe Ted Kennedy.

Pasi Arni ka luajtur në filmin Terminator dhe prej vitit 2003 është guvernator i Kaliforni-së , në mënyrë ironike e thërrasin me nofkën Gouvanator.

Arnold Schwarzenegger është duke thënë “I’ll be Back” (Do të kthehem) për tre dekada, që nga dalja e parë e tij si makina vrasëse Cyberdyne Systems Model 101 në fantashkencën “The Terminator” të James Cameronit në vitin 1984.

Duke e mbajtur premtimin, heroi gjastëdhjetëvjeçar dhe ish guvernatori i Kalifornisë do të kthehet në ekranin e madh javën e ardhshme me filmin “Terminator Genisys”. Me regji të Alan Taylor (regjisor i Thor: The Dark World) dhe i shkruar nga Laeta Kalogridis dhe Patrick Lussier, filmi, i cili sapo e ka mbajtur premierën evropiane, ka kushtuar 170 milionë dollar për tu bërë. Ky film është pjesa e pestë (e katërta për Schwarzenegger) i franqizës që ka pasur të ardhura më shumë se 1.4 miliard dollar në arkat e kinemave nëpër botë.

SHPËRNDAJE