Bujanoc, 5 prill  -Koheve te fundit eshte shtuar numri i “mysafireve” te pa ftuar ne shtëpite ne Luginen e Presheves, sidomos ne ato pa njerez. Me shtimin e papunesise, duket se po shtohet edhe numri i hajduteve dhe i krimit ne Luginen e Preshevës. Por edhe policia nuk rrine durakryq, dhe jane mjaft aktiv, te cilet po ashtu jane “mysafire” te shpeshte te hajnave te cileve ju trokasin në dyer për t’i arrestuar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Jane arrestuar tre te rinj në Bujanoc, me dyshimin se kishin penguar shtëpinë dhe kishin hequr disa mobilje dhe pajisje shtëpiake, tha PU në Vranjë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Të rinjtë S.I. (22), F.I. (27) dhe D.S.S. (27) dyshohen se gjatë muajit mars, duke përdorur mungesën e pronarit, ata hyne ne shtëpin pa njrezer dhe morën biçikleta, llambadar, enët dhe gje sendet e tjera shtëpiake.

Policia gjeti pjesën më të madhe të sendeve të vjedhura, të cilat do t’i kthehen pronarit.

SHPËRNDAJE