Pse heshtin pushtetaret e Presheve perballe ketij korrupcioni ?! Nga Serbia, permes Presheves dergonin barna ne Kosovë?!
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Njësia Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Kundër Korrupsionit të Prokurorisë Publike sot ne nje aksion te përbashkët kanë arrestuar pesë persona, mjeke e nenpunes ne Shtëpine e Shëndetit ne Presheve e cila drejtohet nga Driton Salihu, nje jara i kryetarit te Presheves Shiprim Arifi, nën dyshimin për korrupcion dhe mashtrim me miliona dinarë (“Zbog malverzacije sa receptima i prodajom lekova na Kosovu uhapšeno 5 Preševljana”), njoftojne mediat ne ballkan, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Qytetaret e Presheves kane pershendetur aksionin e autoriteteve kunder korrupcionit ne Preshevë, por jo edhe kyretarfi Shqiprim Arifi dhe Driton Salihu, drejtor i shtëpisë së shëndetin, personelin e te cilit e arrestoi policia.
Ne historine e kësaj shtëpie shendeti ne Preshevë, nuk mbahet mende te kete pasur ndonje pike te zeze keto decenie e mos te flasim per krim te organizuar. Ky aksion i policise ku u arrestuan pese persona per korrupcion edhe pse eshte pershendetur nga qytetaret e Preshevës, por deri tash kryetari i komunës Shqiperim Arifi dhe Driton Salihu, drejtor i Shtëpise se Shëndetit nuk kanë dhënë asnjë fjalë, se pakui per te denuar rastin e korrupcionit?!
Te arrestuarit jane FN (43), AB (42) dhe KA (55), si dhe punonjësi i pensionit shëndetësor RJ (67), ndërsa i dyshuari AM ( 44) ngarkon personin përgjegjës në një farmaci në Preshevë se ka kryer veprën penale të Abuzimit të personit përgjegjës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Po ashtu, si i dyshuar, A. M. ripërpunoi manualisht 5,274 receta në korrik 2018 mbi të cilat po përshkruante një sasi më të madhe të ilaçeve sesa ishte e rekomanduar.
Mesohet se kjo shtëpi e shendeti viteve te fundit ishte ne shenjester te inspektoreve kunder korrupcionit te prire nga FN, AB, KA dhe RJ te cilet kanë përcaktuar recetat e pacientëve për ilaçe pa një raport të mjekut specialist që tejkalon sasinë e lejuar në baza mujore.”
“Ky aktivitet i tyre illegal eshte në kundërshtim me rregulloret në listën e ilaçeve të përshkruara dhe shpërndara në barra e fondeve të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor dhe Rregullores për përmbajtjen dhe fushën e të drejtës për kujdes shëndetësor nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm dhe pjesëmarrja. I dyshuari FN, me dyshim, me këto receta, po merrte ilaçe në farmaci në Preshevë dhe i shiste në territorin e Kosovës ” thuhet në deklaratëne MPB, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Të dyshuarit F. N. dhe A. M. janë ndaluar deri në 48 orë dhe, me kallëzime penale, do të paraqiten në Divizionin Special Kundër Korrupsionit të Prokurorisë Publike të Nishit, ndërsa A. B., R. J. dhe K. A. tashmë janë sjellë në prokurorinë kompetente.