Nuk ka qenë “lufta” kaq e madhe për t’i prirë Federatës së Futbollit të Kosovës në të kaluarën, jo derisa aty u desht të vinte Agim Ademi dhe ta transormonte këtë institucion, nga një federatë me një buxhet modest prej 5 milion eurove, në 17 milion sa i ka sot, e që ka tendencë rritjeje në vazhimsi. Në suaza të kësajë, si kurr më parë janë aktivizuar “i madhë e i vogël” për të për të “kontribuar” në futbollin e Republikës së Kosovës, madje me anë të një fushate të egër, e të paparë ndonjëherë.
Opozita e bashkuar kundër presidentit aktual të FFK-së, duke e parë se deri tani nuk po mund të ndikonin tek klubet e delegatët për t’ia ulë integritetit z. Ademi, tani kanë filluar të godasin me “artileri të rëndë”, të paktën atyre po iu duket kështu pasi që mbrëmë kanë publikuar letrën e shumpërfolur, se UEFA e ka dërguar një vendim, ku i ndalohet presidentit Ademi të merret me futboll deri në dhjetor të vitit 2022, letër për të cilën z. Ademi ka thënë se nuk ekziston si e plotfuqishme, por vetëm si rekomandim, e që e ka humbur efektin e saj në momentin që lënda e z. Ademi është kthyer në rigjykim.
Po le ta zëmë sikur kjo letër të ekzistonte dhe le të shohim nga një perspektivë tjetër:
A e dijnë të gjithë shqiptarët, sidomos të Kosovës sesa ka hequr futbolli kosovarë për të bërë pjesë e UEFA-së e FIFAS? A e dijnë, a jane të njoftuar për luftën e pakompromis të cilën e kanë bërë serbët që janë këmbëkryq brenda UEFA-së me dekada, e që mezi presin një gabim nga Kosova, për ta kërkuar suspendimin e FFK-së? A ka dikush që beson se po të ekzistonte një vendim i tillë kundër presidentit Ademi, serbët brenda UEFA-së do t’i mbyllnin sytë? Absolutisht se jo, madje, ata do të ishin më të zëshëm se opozita e të parit të FFK-së, nuk do të lënin gurë pa lëvizur, që kjo letër të zbatohej, madje në një rast të tillë do ta pësonte edhe futbolli i vendit, jo vetëm z. Ademi.
Pse po e themi me kaq bindje një gjë të tillë? Për të vetëm arsye se Federata e Futbollit të Serbisë deri sot, nuk ka lënë rast të mundshëm pa reaguar, sapo ka pretenduar se ka pak hapsirë për propagandë, nëse ju kujtohet Jovan Shurbatovic, sekretar i përgjithshëm i FSF-së, nuk ka lënë momentum pa e shfrytëzuar sikur ajo ndeshja kundër Spanjës ku Kosova nuk pranonte të luante pa simbole, shqiponja e Shaqirit e Xhakës, ata kanë reaguar edhe me rastin e stemës së re të FFK-së, pra, ata nuk do të heshtnin kurrë po të ekzistonte një vendim valid kundër të parit të FFK-së, prandaj heshtja e Federatës së Futbollit të Serbisë kundrejt kësaj “letre” na bënë të besojmë se ajo qështje është thjeshtë fushatë, por fushatë e dobët dhe jo e ndeshme mesa duket.