Në kalendarin e viti 1986, Lidhja e Arvanitasve të Greqisë botoi biografitë e piktorëve të mëdhenj grekë me origjinë shqiptare ku në këtë përmbledhje ishte edhe biografia e shkurtër e Niko Egonopulos. Biografitë u botuan në kujdesin e arvanitasit të madh, tashmë të ndjerë, Aristidh Kola.

Njëri nga piktorët më me famë në Greqi është Niko Egonopulos (1907-1985)

i lindur në një familje arvanitase, i përket elitës së piktorëve grekë me origjinë

shqiptare. Fama dhe suksesi i tij i kalon kufijtë e Greqisë. Para disa kohësh,

minoritari grek, Dionis Qirzidhis, pasi hodhi baltë mbi figurat e shquara

shqiptare Ismail Bej Qemalit dhe Eqerem bej Vlorës tentoi me një studim primitiv

të mohonte të vërtetën mbi origjinën shqiptare të Egonopulos edhe pse tentoi të

mohonte origjinën e tij shqiptare dokumentet historike të zbuluara nëpër arkivat

greke dëshmojnë të kundërtën. Në vitin 1950 u martua me Neli Andrikopulon dhe nga kjo martesë do të lindte djali i tyre më 1951 që e pagëzuan me emrin Panajot.

Gjatë kërkimeve të mia nëpër arkivat e ndryshme ndesha se të gjithë studiuesit

grekë e pranojnë që piktori Niko Egonopulos ishte arvanitas. Niko Egonopulos lindi më 21 tetor të vitit 1907 dhe do të vdiste nga një sulm në zemër më 31 tetor 1985 .

Niko Egonopulos bëri punë të ndryshme si përkthyes në një bankë, sekretar në

universitet. Më 1930-1934, punoi si dizajner dhe topograf në departamentin e

planifikimit urban në Ministrinë e Punëve Publike. Në vitin 1945 filloi punë

asistent në Universitetin Kombëtar Teknik për t’u zgjedhur më 1969 po në këtë

universitet me titullin e lartë Profesor i Vizatimit dhe i Historisë së Artit.

Piktori, i dashuruar pas personaliteteve shqiptare

Që Niko Egonopulos rridhte nga një familje arvanitase e pohon dhe Stefano

Bulaniqani në “Fjalor i pikturës greke”, MELISA. Prindërit e tij, Panajoti dhe Errietti, vinin që të dy nga familje të mëdha arvanitase. Babai, Panajoti, ishte nga Kostandinopoja, por babanë e kishte nga Mani i Mores, ndërsa mëmën nga Epiri. Nëna e Nikos, Errietti e cila kishte lindur në Athinë, nga babai kishte origjinë gjermane, ndërsa nga mëma ishte

arvanitase e bija e beut të Hidrës, Gjeorgji Vulgari. Babai i tij, Panajoti, që në vegjëli e ushqeu atë me një ndjenjë të veçantë, e cila ishte dashuria për origjinën shqiptare, i fliste shpesh për arvanitasit e Kostandinopojës, Arbërinë, Hidrën. Dhe kështu të gjitha këto rrëfime u bënë tablo të rëndësishme që më pas përmes talentit artistik u shprehën si motive të veçanta dhe të shenjta në pikturat e tij. Niko Egonopulos ishte një përfaqësues i shquar i rrymës surrealiste të pikturës në Greqi. Shpirti i paqetë, siç, ishte, i ra anekënd Europës, por zemra e tij ishte e mbërthyer në Hidrën e lashtë që banohej nga arvanitasit.

Shtëpia e tij kishte tri kënde: Shqipërinë – Hidrën – Kostandinopojën(Stambolli). Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i shqetësuar shikonte gjithë botën. Në mesin e veprave të shumta, ato të cilat me shumë ëndje e dashuri i punoi dhe i përpunoi disa herë ishin pikërisht veprat që lidheshin me jetën dhe origjinën e tij shqiptare: “Skënderbeu”, “Mërkur Bua”, “Odise Andruço”, “Admiral Andrea Miauli”, “Arkitekt Sinani”, “Aleksandri dhe grekët”, “Gjuetari në agim”, “Gjumë dhe vdekje”, “Lufta civile” etj.

Në vitin 1938, Egonopulos do të prezantohej si piktor në ekspozitën e organizuar

nga asociacioni “Arti Popullor Grek”. Për të vazhduar pjesëmarrjen në disa

ekspozita profesionale më 1942, në Pallatin Zappeion, në Galerinë e Artit Grek,

si dhe në Ekspozitën Ndërkombëtare në Nju Jork, në Oslo etj.

Po ashtu, Niko Egonopulos kishte dajë edhe Petro Vulgarin, i cili kishte lindur në ishullin e Hidrës, më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i kryetarit të Greqisë, arvanitasit Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i Aviacionit të Marinës, komandant i bazës së nëndetëseve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. Poet dhe pjesëmarrës në luftë kundër gjermanëve Niko Egonopulos nuk ishte vetëm piktor, por ai ishte edhe një poet i madh i cili ka botuar disa libra dhe ka shkruar edhe tekste dramash.(Bota Sot)

SHPËRNDAJE