Është bërë përurimi i ndriçimit në pjesën e dytë të Bulevardit të Dëshmorëve në Podujevë.

Kështu ka bërë të  ditur në një postim në Facebook kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Mbrëmë bashkë me bashkëpunëtorë dhe kompaninë punëkryerse kemi përuruar ndriçimin në pjesën e dytë të sheshit. Përveç shtimit të sigurisë, kjo i siguron pamje shumë më të bukur bulevardit të qytetit. Sheshi është në fazën përfundimtare të punimeve e shumë shpejt qytetarët do ta kenë në dispozicion të plotë për ta shfrytëzuar”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE