akssssNatë e mbrëmshme ka rezultuar fatale për qarkullimin rrugor ku në katër aksidente të ndryshme ka pasur shtatë vdekje, shkruan bild.de.

Kamioni aksidentohet me dy vetura

Në magjistralen A 3 pranë Altdorf (Bayern) vdiqën të shtunën në mëngjes sëpaku tre persona, ndërsa katër të tjerë u plagosën. Viktimat që ndërruan jetë janë francezë, ndërsa mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë dhe prindërit e tyre nga Rheinland-Pfalz.

Gjithashtu në Bajern, konkretisht në magjistralen A 95 pranë Volfratshausen një veturë është djegur nga shkaqe akoma të paqarta, duke lënë të vdekur 21 vjeçarin.

Dhjetë kilometra në drejtim të kundërt

Një plak 71 vjeçar kishte vozitur dhjetë kilometra në drejtim të kundërt në magjistralen A 81, pranë Stuttgartit. Në një moment ai përplaset me një veturë tip Mazda 3  e vozitur nga 25 vjeçarja. Kjo e fundit lëndohet rëndë dhe është në rrezik për jetën, ndërsa 71 vjeçari vdiq në vend.

Aksidenti frontal me dy të vdekur

Aksidenti i fundit i natës ka ndodhur në afërsi të Heidenrod (Hessen), ku për arsye akoma të paqarta dy vetura përplasen frontalisht. Shoferi (72) vdiq në vendngjarja përkundër ardhjes së ndihmës së shpejtë. Gjithashtu ndërron jetë edhe shoferi i veturës tjetër (24), ndërsa bashkëudhëtari 16 vjeçar shpëton mrekullisht./Bota sot

SHPËRNDAJE