Nga: Ismet Haziri

Të nderuar qytetar të Kosovës, burra e gra, vajza e djem jemi në prag të zgjedhjeve historike. Zgjedhjet në secilin vend kanë peshën e vetë, por zgjedhjet e 6 Tetorit i përkasin orës së kthesës, të shpëtimit dhe të çkapjesës së shtetit të Kosovës. Si Kosovë kemi kaluar shumë sfida, qytetaret dhe të gjithë brezat e kësaj toke arbërore duke përfshirë edhe brezin ma të ri i cili po sfidohen me formën e vetë.

Papërgjegjësia, pamaturia dhe lakmia e një kategorie të atyre që po pretendojnë ta mbajnë pushtetin jo për ta zhvilluar Kosovën, por për ta shpëtuar kokën e vetë e rrezikon seriozisht qenësinë e Kosovës si subjekt Juridikë ndërkombëtar. Prandaj, duke kuptuar momenti që gjendemi, duke e ditur se ka të tillë që e duan Kosovën si storje e dështuar e sakrificës sublime të brezave dhe ndihmës së miqve me në krye me SHBA. Pra, ne kemi një obligim, mision shoqëror dhe familjar e individual që ti mbrojmë vlerat që Kosovës i japin kuptimin dhe atributet themelore të një shteti normal me sundimin e ligjit dhe funksionimin e tërësishëm institucional.

Ne këtyre ditëve po kalojmë ditë fushate, ku subjektet në mënyrën e vetë po prezantojnë ambiciet programore qeverisëse. Nga këndvështrimi analitikë, konsiderojë se ishte një praqes fer me disa përjashtime dhe grushtime që nuk mundë të ndikojnë në tersin e fushatës. Por vitet po kalojnë, ne nuk mundë të jemi nihilistë e të themi se gjithçka e ka kapluar e zeza, por as nuk mundë të jemi të kënaqur, pakënaqësitë tona janë të shumta.

E kuptojë se shumica nga ju edhe i dini problemet që po na mundojnë, por a është shumë e pa drejtë që të jemi kaq të getoizuar, a është e mirë që djemt e vajzat tona çdo ditë po e zbrazin Kosovën, a është mirë që për një vend pune duhet të jemi i afërt apo servil i politikës, a është mirë që nepotizmi , krimi dhe kriminaliteti të kenë të lirë çerdhen ne vendin tonë Kosovë, besojë se jo! Meqenëse nuk duhet me pajtuar me ketë gjendej , atëherë ne duhet që ta bëjmë ndryshimin. Nëse e duam Kosovën shtet, nëse e duam një arsim, një shëndetësi, drejtësi, siguri, bujqësi, zhvillim dhe punësim.

Të nderuar atje kudo që gjendeni, ti dhe unë, secili nga ne duhet ta ngritëm vetëdijen shoqërore dhe politike, duhet të reflektojmë në kujtesën e së kaluarës për të tashmen dhe të ardhmen ton, për brezin që e kemi dhe për ata që do të vinë. Prandaj sot dhe me 6 Tetor kur secili e ka një obligim që në ditën e votimit, patjetër të kryejë obligimin e vetë qytetarë duke shfrytëzuar të drejtën kushtetues për të votuar, por votimi dhe vota e juaj nuk e ka peshën dhe barasvlershme me pagesë, ajo peshon sa Kosova, vota e jone donë të thotë besimi i jetës se familjeve tona për ata qe ne i zgjedhim, prandaj duke përfunduar ketë shkrim apelojë që askush nga vota e hedhur në kutin e votimeve të mos kërkojë e pranojë favore nga askush, por të i votojnë ma të mirët që kanë dije,vullnet, energji dhe ideal qe nga favoret personale e grupore shtetin ta kthen te qytetari dhe në shërbim të qytetarit. Me Fat Kosova e jonë e dashur zgjedhjet e 6 Tetorit! Të Prift e mbara

SHPËRNDAJE