Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka dërguar ftesat për anëtarët e Komunitetit Politik Evropian.

Ky Komunitet është propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe takimi i parë do të zhvillohet në Pragë.

Përfshin të gjithë vendet që gjenden gjeografikisht në Evropë, përfshirë edhe Kosovën.

Ngjaja do të zhvillohet më 6 dhe 7 tetor, transmeton Express.

Si temë fokusi do ta ketë përpjekjet e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

“Me pasojat dramatike të luftës së Rusisë që prek vendet evropiane në shumë fronte, ne ramë dakord të hapnim Komunitetin Politik Evropian me synimin për të bashkuar vendet në kontinentin evropian dhe për të ofruar një platformë për koordinimin politik. Ambicia është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu do të diskutohen edhe tema si si paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria.

“Asnjë rezultat zyrtar me shkrim i Komunitetit Politik Evropian nuk është parashikuar”, thuhet më tutje.

Në njoftim tregohet edhe agjenda e ngjarjes dhe gjithçka nis më 6 tetor ora 13:00.

SHPËRNDAJE