Bujanoc, 19 shkurt   -Artan Arif Abazi Në ditën e rënies së dëshmorit të UÇPMB-së,nga “Kosova Lindore” Artan Arif Abazi nga Miratoca e Preshevës, sikur në Lluçan ashtu edhe në Dobrosin te varri dhe vendi ku ka rënë heroikisht komandant “Miratoca” për veprën dhe shëmbëlltyrën e dëshmorit Artan Abazi duhet të bëhen homazhe në shenjë respekti, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Me rastin e përvjetorit të rënies së tij heroikisht në luftë përballë armikut, delegacione të shumët nga Lugina e Preshevës, përfaqësues nga i tërë spektri politik dhe ushtarak si dhe familjarë e bashkëfshatarë të dëshmorit duhet të gjunjëzohen dhe të betohen për vazhdimin e amanetit të dëshmorit të UÇPMB-së!

 


Vlen të theksohet se shëmbëlltyra e Artanit, Komandant “Miratoca” t`i shërbejë për unitet faktorit politik në “Kosovën Lindore”! Rënia në fushën e nderit të shumë dëshmorëve dhe derdhja e ati gjaku,na jep të nënkuptojmë shumëçka, sepse bash për këtë Atdhe e vend kishte dhënë jetën për liri komandant “Miratoca”. Me 18 Shkurt 2001.Dhe rënd plagoset Bajram Arifi Komandant Bala.I Zonës Operative Llucan.Brigada 111 Fatmir Ibishi! . Dëshmorët kërkojnë, që heroizmi dhe gjaku i tyre që ranë për këtë tokë shqiptare, jo vetëm të përkujtohet por të na shërbejë si shembull për punë dhe unitet mes faktorit shqiptarë! .

Në rrugën e drejtë për realizimin e aspiratave tona, duke quar në vend amanetin e heronjve tanë të rënë për liri dhe pavarësi për të gjithë shqiptarët në Ballkan./ Bajram Arifi, ish-komandant Bala

SHPËRNDAJE