Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që të “ndalojnë sulmet ndaj serbëve në veri”.

Vuçiq u tha gazetarëve se qëllimi i shqiptarëve është vetëm për të marrë nën kontroll veriun, e jo zbatimi  i marrëveshjeve. Kjo duke aluduar në qëndrimet e kryeministrit Haradinaj për marrëveshjen e energjisë.

Ai ka thënë se Haradinaj nuk e ka lexuar marrëveshjen e Brukselit për energjinë, dhe se shqiptarët “nuk flasin pa dijeninë e mentorëve perëndimorë”, transmeton lajmi.net.

“Ata e dijnë se mentorët perëndimorë do të kujdesen që të mos përmbushen ato marrëveshje. Tregimet se janë të shqetësuar nga mos-zbatimi i marrëveshjeve janë vetëm fraza të famshme që përfaqësojnë një eufemizëm”, theksoi Vuçiq.

Presidenti serb kritikoi edhe Avni Arifin dhe Enver Hoxhajn.

“Arsyeja pse jam unë i shqetësuar është se ka pasur shumë incidente në pesë vitet e funit. Dhe ata nuk shqetësohen për sulmet e rënda ndaj serbëve”, deklaroi Aleksandar Vuçiq.

Ndryshe ky reagim i presidentit serb erdhi pas akuzave nga Haradinaj dhe Avni Arifi që kritikuan Serbinë për marrëveshjen për energjinë.

 

SHPËRNDAJE