Pentagoni ka konfirmuar vdekjen e liderit te dytë të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS), Abu al- Rahman el-Mustafa Qaduli.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter në një konferencë për media, njoftoi vdekjen e tij, njofton CNN, transmeton Gazeta Express.
“Ne po punojmë sistematikisht ta eliminojmë ISIS’in”, ka thënë Carter, duke shtuar se lideri më i lartë i dytë i ISIS, është vrarë nga operacioni i ushtrisë amerikane në Siri.