Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet që ta propozojë sot Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve të “Presheva Jonë”  brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.

Kjo konferencë pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 15:00 në selinë e PDK-së në Prishtinë.

SHPËRNDAJE