Lajmi i fundit i raportuar nga media lokale ” ku thuhet se është kërcënuar kryetari i Vushtrisë, Xhafer Tahiri pas debateve me PDK-në” është krejt i pa vërtetë dhe shpifje. Ky lajm i porositur nga vetë kryetari Xhaferi është vetëm për të shmangur vëmendjen e vërtetë ndaj dështimit të komunës së tij dhe ti mbuloj aferat korruptive.

Inskenimet e tilla nuk i shkojnë aspak një kryetari normal komune por vetëm atij të cilit i ka humbur rruga në oborr. Frika nga të bëmat e tij me korrupsionin që do ta dërgojnë në burg e shtyjën këtë njeri të inskenoj cmenduri të tilla deri në absurditet. Xhafer Tahiri lëri lojërat e pista por ktheju institucionit që drejton në këto momente të vështira për qytetarët.

PDK informon qytetarët se kërcënimi për të cilin flitet në media ka ardhur nga vetë anëtari i partisë së tij, i cili ka emër dhe mbiemër. Prandaj, PDK fton organet e rendit dhe hetuesisë që ti shkojnë deri në fund të këtij rasti të shëmtuar për ta zbuluar të vërtetën.

SHPËRNDAJE