Turqia ndihmon edhe Kosovën me ndihma mjekësore për të luftuar koronavirusit.
Në aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari” vijnë ndihmat e para nga Turqia që do të priten nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Më parë Turqia ndihmoi edhe Shqipërinë me pajisje mbrojtëse mjekësore dhe autoambulanca.
Ndër të tjera Turqia është vendi i 10-të më i prekur nga COVID-19 në gjithë botën teksa numëron 34 mijë të infektuar dhe 1 mijë e 582 të vdekur.
Por Kosova dhe Shqipëria janë 2 vendet e vetme që ka ndihmuar deri më tani Turqia në luftën ndaj COVID- 19.
Njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë:
Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Arifaj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës,
Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari.”

SHPËRNDAJE