BUJANOC, 30 qershor -Në bazën ushtarake të ushtrisë serbe “Jug” në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në Dobrosin sot kanë nisur stërvitje ushtarake qe do te zgjasin 11 ditë, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të ushtrisë amerikane edhe disa nga ballkani si ajo nga Kroacia dhe Bulgaria, Rumania dhe Azerbejxhani.(« U zajedničkoj vojnoj vježbi u Bujanovcu u Srbiji učestvovat će vojska Srbije, Sjedinjenih Američkih Država (SAD), Albanske, Slovenske, Hrvatske, Slovenije, Bugarske, Makedonije i Rumunije.« )
Ne fakt para nje muaji qeveria serbe dhe vete mediat serbe 5-6 here kishin parlajeruar se në këto stervitje te perbashkëtar nëBujanoc do të marrin edhe ushtarie shiptare dhe ajo slloveneve. Por FA-të shqiptare kanë refuzuar të marrin pjesë në këto stërvitje të përbashkëta me ushtrinë serbe,ka njoftuar Ministria shquptare e Mbrojtjes agjencinë e lajmeve «Presheva jonë »
“Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, na është përcjellë ftesa e SHSHP të Serbisë, Gjeneral Ljubisa Dikovic, për pjesëmarrjen e FARSH në stërvitjen ndërkombëtare “Platinium Wolf 15″, e cila do të zhvillohet në Bazën “Jug” në Bujanoc të Serbis”, ka pohuar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka njoftuar Ministria shqiptare e Mbrojtjes nga Tiarna.
« Presheva Jonë » po ashtu ka mësuar nga burimet e Ljubljanës zyrtare se pas forcave shqiptare edhe ushtaret ato slloven kane refuzuar te marrin pjesë ne këto stërvitje te perbashketa me ushtrine serbe ne Bujanoc, ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së në Dobrosin qe ne vitin 2000 kjo armatë e shqiptareve nga Lugina e Preshevës e cilaluftonte perballe forcave serbe, numeronte rreth 20 mije forca ushtarake.