Bujanoc, 9 maj -Se krerët e shtetit serb në Lugine e Preshevës jane persona non grata deshmon se pas kerkesës se Xhalal Mehmetit nga Miratoca drejtuar komunës së Presheves qe t’ja merr mirënjohjen dhene kryeministrit serb Vucic para dy vitesh, nje iniciative po flitet edhe ne qarshine e Bujanocit edhe për Nikoliqin, ku hoxha i ketij qyteti mud ta kthej “nagraden” presidenetit serb, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Fjala e fundit, megjithate, mbetet tek hoxha i Bujanocit, se do te pranoj apo jo t ‘ja kthej mirënjohjen presidentit serb Nikolic?

Në bisedë me qytetaret e Bujanocit kjo mund te ndodhë, aq me tepër kur dihen se Nikolic vazhdimisht ka injoruar Bujanocin dhe kurrë ai nuk ka vizituar apo takuar qytetaret shqiptare në Buajanoc. Politika antishqiptare dhe diskriminuese e Nikoliqit eshte dëshmuar disa here, sikur deklaratat e tija të fundit duke i shpallur luftë shqiptareve te cilit ja tëreheqi veshin Brukseli dhe Vucici nga Davosi?!

Sipas qytetarëve te Bujanocit këto elemente, ndoshta mjaftojne qe hoxha i Bujanocit mund t’i bine pishman per tja kthyer “nagradën” presdientit serb Nikolic. Pra, pas Preshevës me Vucicin edhe Bujanoca ka gjasa te medha qe mund t’ja kthej mirënjohjen Nikolicit. Por , te gjitha keto momentlisht jane vetem iniciativa, deklarata nëpër gazeta, si dhe llafe qarshjie te cilat mund të behen realitet vetem nga deshira e Xhelal Mehmetit dhe Nexhemdin Saqipit.

 

SHPËRNDAJE