Intervista e akademik Rexhep Qosjes dhene agjencise së lajmeve “Presheva jonë” i cili flet per kembinim e territore ve te Kosoves me ate ne Serbisë dite e sa vie po has ne përkrahje të madhe, madje edhe tek poltikaj koosvar. Keshut nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se problemi me Serbinë është krejtësisht territorial dhe mund të zgjidhet duke shkëmbyer territoret – “duke i kthyer kufijtë sipas atyre të vitit 1956”.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve vetëm po replikohet. Ne me Serbinë kemi problem territorial dhe pa u zgjidhur kjo gjë nuk mund të ketë paqe dhe qetësi. Duhet që të kthehen kufijtë në bazë të kriterit demografik, sepse në vitet e ‘50-ta Serbia mbi këtë parim ka bërë riorganizim territorial. Pse shqiptarët e Luginë së Preshevës të mos bashkohen me shtetin e tyre, sepse edhe atëherë i kanë takuar Kosovës”, ka thënë Haziri,.

Ai ka shtuar se “integriteti territorial i Kosovës është i garantuar dhe provokimet e Serbisë duhet të shikohen në kontekst populist të liderëve serbë”.

SHPËRNDAJE