Sipas të gjitha gjasave, Angel Di Maria do të largohet si lojtar i lirë nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të kësaj vere.

Kontrata e argjentinasti me parisienët skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa ky pritet të jetë sezoni i fundit i tij në “Parc des Princes”.

Sipas “AS”, ish-futbollisti i Real Madridit e Manchester Unitedit ka vendosur përfundimisht të largohet, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës spanjolle, Di Maria mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica.

Ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga Paris Saint-Germaini, pasi që edhe Kylian Mbappe besohet se do t’i bashkohet Real Madridit.

Edhe e ardhmja e Lionel Messit e Neymarit gjithashtu është në dyshim.

SHPËRNDAJE