hotttRaportet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, vazhdojnë të mbetën larg të dëshirueshmes.
Takimi i dy qeverive dje në Prishtinë, përveç fotografive nuk pritet të sjellë rezultate në rrafsin ekonoim, përkatësisht te prodhuesit kosovarë.

Një ditë para se të mbahej kjo mbledhje ministri i Financave Avdullah Hot,i ia ka dërguar një shkresë zyrtare homologut të tij nga Shqipëria, Arben Ahmetaj, nga i cili ka kërkuar që prodhuesit kosovarë mos të bllokohen në doganën e Shqipërisë.

Hoti përmes kësaj letre një kopje të secilës e ka siguruar ORAinfo, ka njoftuar ministrin Ahmetaj për bllokadën që i ka bërë shteti shqiptar birrës së Pejës.

“Më lejoni që përmes kësaj shkrese të ju informoj me shqetësimet që “Klubi i Prodhuesve të Kosovës”në emër të Birrarisë “Peja”i ka adresuar te ne, me qëllimin që këto të adresohen tek organet kompetente të shtetit shqiptar.

Çështjet e ngritura nga birraria “Peja” janë çështje për të cilat në takimet tona të rregullta jemi dakorduar që të evitohen si pengesa për bizneset e të dy shteteve.

Duke parë angazhimin tuaj të fuqishëm, kam besim të plotë që me shuam kujdes do t’i trajtoni shqetësimet e ngritura nga Birraria “Peja”,thuhet në letrën e ministrit Hoti, një kopje të së cilës e ka siguruar ORAinfo.

Në anën tjetër, Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një shkrese ka njoftuar ministrin Hoti për pengesat që po hasin në Doganën shqiptare.

Ata thonë se birraria”Peja” është bllokuar me 31 maj në Doganën e Shqipërisë, pas asnjë shpjegim.

Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që të parandalohet hyrja e këtij produkti në tregun shqiptar në kohën kur kresat në treg janë më të mëdha.

Në Ministrinë e Financave nuk kanë dashur të flasin, por i vetmi komunikim i kësaj ministrie për këtë çështje ka qenë publikimi në Facebook i një përmbledhje rreth raporteve Kosovë-Shqipëri nga këshilltari i kësaj ministrie Asdren Osaj.

“Veprimet për harmonizimin e politikave ekonomike, në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në takimin e dy qeverive në mars të vitit 2015 në Tiranë, të dy ministrat, ai i Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për Forcimin e Bashkëpunimin mes Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë. Nga ky dokument ka derivuar Plani i Veprimit për Zbatimin.

SHPËRNDAJE