Klubi nga Liga e Parë, FC Vushtrria, ka ngacmuar Paris Saint-Germainin përmes një postimi në faqen e klubit në “Twitter”.
Klubi kosovar ka treguar një të përbashkët që e ka me klubin francez, shkruan Gazeta Express.
“Paris Saint-Germain dhe FC Vushtrria kanë diçka të përbashkët: ne jemi në Evropë, kemi tituj të ligës dhe asnjëri prej nesh nuk ka trofe të Champions Leagues”, thuhet në postimin e FC Vushtrrisë.
Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në blerjen e futbollistëve të mëdhenj, PSG-ja nuk po arrin assesi të tregojë sukses në Evropë.
Klubi nga “Parc des Princes” dështoi edhe këtë vit që të triumfojë në Ligën e Kampionëve.