Partitë politike arabe në Izrael e kanë bërë një përjashtim të rrallë duke i ofruar përkrahje ish-ushtarakut Benny Gantz për kryeministër në përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti kryeministrin e deritashëm, Benjamin Netanyahu.

Vendimi dramatik erdhi pasi koalicioni “Lista e Bashkuar Arabe” i fitoi 13 ulëse në zgjedhjet e së martës së kaluar, duke u bërë blloku i tretë më i madh në kuvendin me 120 deputetë.

Gjatë dhënies së njoftimit për këtë vendim, kryetari i këtij koalicioni, Ayman Odeh, tha se vendimi i grupit të tij nuk është përfaqim i politikave të Gantz-it, por lëvizje për ta rrëzua nga pushtetit Benjamin Netanyahun, i cili ka shërbyer për më së shumti mandate si shef i qeverisë në historinë e këtij shteti.

Kjo është hera e parë që shumica e partive arabe i japin përkrahje një kandidati për kryeministër të Izraelit që nga viti 1992, kur ato e kishin mbështetur kandidatin Yitzhak Rabin, i cili e kishte nënshkruar Marrëveshjen e Oslos me palestinezët.

Netanyahu vazhdimisht është akuzuar për retorikë politike dhe veprimet që kanë nxitur rritje të racizmit kundër popullsisë arabe në Izrael. Si duket, këto qëndrime të tij kanë bërë që partitë arabe të bëhen bashkë me rivalin e tij, shkruan “The Guardian”

SHPËRNDAJE