fatmir-hasani_1468877822-4909593Deputeti i vetëm shqiptar nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani, ka treguar se ky subjekt politik është duke negociuar me fituesin e zgjedhjeve në Serbi, Aleksandar Vuçiq, për t’u bërë pjesë e Qeverisë së re.

Ai ka thënë se për hyrjen e PVD’së në Qeverinë serbe kanë marrë sugjerime edhe nga ambasadori shqiptar dhe ai amerikan në Beograd.

Në intervistën për “Epoka e Re”, Hasani ka thënë se PVD’ja do të jetë pjesë e kësaj Qeverie vetëm nëse plotësohen kërkesat që janë shtruar në takimin e parë me Vuçiqin. Sipas tij, deri më tani mandatari për formimin e Qeverisë serbe ka treguar gatishmëri për ta plotësuar vetëm një kërkesë të tyre, që kjo parti shqiptare ta udhëheq Trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./gazetaexpress/

SHPËRNDAJE