Një grua nga Bullgaria, që ka vdekur 20 vjet më parë, e cila njihet për parashikimet për të ardhmen, ka thënë se viti 2020, në tërësi do të jetë “i errët”.
Sic ka thënë Baba Vanga, jeta e Trump do vihet në rrezik nga një sëmundje, ndërsa e Putinit nga një atentat. Po ashtu, ajo ka thënë se Europa do të hyjë në një luftë kimike, që “do e shkatërrojë përfundimisht jetën në kontinentin europian”.

Pavarësisht se ishte e verbër, Baba Vanga besohet se kishte aftësi të jashtëzakonshme në parashikimin e së ardhmes. Ajo është përfolur të ketë parashikuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit, dymbëdhjetë vjet para se të ndodhnin dhe fundosjen e nëndetëses ruse Kursk një vit më pas.

Në vitin 1989 ajo u tha ndjekësve të tmerruar: “Tmerr, tmerr! Vëllezërit Amerikanë do të sulmohen nga zogjtë e çelikut”. Në parashikimet e saj për 2020, Baba Vanga thotë se jeta e Putin do të jetë në rrezik për shkak të një atentati, që besohet se do të zhvillohet nga një person “brenda Kremlinit”.Sipas saj, pikërisht në vitin që jetojmë, ajo tha se “Europa rrezikohet edhe si kontinent nga ekstremistët islamikë”. Në parashikimin e saj, Baba Vanga ka deklaruar se bota do të marrë fund në vitin 5079.


(d.xh/ Balkanweb)

SHPËRNDAJE