Në orët e mbrëmjes, sonte është paralajmëruar një takim mes klubeve kosovare për të diskutuar në lidhje me mos-licensimin e FFK-së nga ana e Ministrisë.

Në anën tjetër, ky paralajmërim po shihet si një tentativë e rradhës për të bërë “filma” nga “opozita” e presidentit Ademi, të cilët gjatë gjithë kohës janë në tentativë të prodhimit të “skandaleve” të cilat vetëm ata i shohin.

Mbetet të shihet se si do të veprojë ministria, kjo pasi që vonesa në licensim, sado që nga federata është vlerësuar qështje procedurale pasi sipas tyre të gjitha dokumentet janë dorëzuar, por, këto vonesa nga ish-ministrat e kulturës i kanë cilësuar si tentativë për ta kapur futbollin në vend nga politika.

SHPËRNDAJE