Situata është përmbysur. Rusia provokoi luftën në Ukrainë shkurtin e kaluar, por duket se nuk dëshiron konflikte në pjesë të tjera të planetit. Nga Moska, Turqisë iu kërkua të përmbahej, pasi Ankaraja nisi një seri sulmesh ajrore në Irak dhe Siri të hënën, pa miratimin as të Kremlinit dhe as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“U bëjmë thirrje kolegëve tanë turq të tregojnë përmbajtje për të shmangur një përshkallëzim të tensionit, jo vetëm në rajonet veriore dhe verilindore, por në të gjithë territorin e Sirisë”, tha për mediat i dërguari special i Rusisë për Sirinë, Alexander Lavrentiev, para fillimit të takimit të garantuesve të armëpushimit në atë vend arab, që do të mbahet në Kazakistan.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin kurd”, shtoi ai.

Sulmet e kryera në Siri dhe Irak janë përgjigje ndaj sulmit terrorist që pësoi Stambolli, më 13 nëntor. Nga Ankaraja, grupit terrorist PKK/PYD i atribuohet sulmi i kryer në zemër të kryeqytetit turk, edhe pse milicia ka refuzuar çdo përfshirj

Në çdo rast, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tregoi tashmë para verës synimin e tij për të nisur një operacion të ri ushtarak tokësor në Siri për të shtrirë dominimin ushtarak turk përgjatë kufirit.

 

SHPËRNDAJE