U fazi iščeznuća naselja površine KiMFshatrat serbe janë në “vdekje”. Kjo ngase në madje 86 për qind të tyre numri i banorëve po zvogëlohet drastikisht, derisa rreth 1.200 janë në fazën e zhdukjes së plotë.
E madhësia e tyre është e përafërt me gjithë territorin e Kosovës, është paralajmëruar të premten në forumin “Ushqim për Evropë” në Vërdnik. (“Sela u Srbiji su u odumiranju. Čak u 86 odsto sela širom zemlje smanjuje se broj stanovnika, a oko 1.200 sela, koja zajedno zauzimaju površinu jednaku teritoriji Kosova i Metohije“), shkruan e shqetesuar Tanjug dhe  shtypi i Boegradit, transmeton agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

1200 fshatra i “lëshon toka” ne Serbi ?!

“Përveç tendencës negative demografike, një prej problemeve kryesore të fshatrave të sotme është edhe gjendja jo e mirë ekonomike dhe fragmentimi i pasurisë, si dhe numri gjithnjë më i madh i banorëve të moshuar. Mirëpo problemet më të mëdha janë vërejtur në rajonet malore”, ka thënë Dragan Shkoric, kryetar i Këshillit për fshatra në Akademinë Serbe të Shkencave.

“Për këtë arsye, tani në Serbi ekzistojnë më shumë se 50.000 shtëpi të boshatisura dhe të paktën trefish kaq shtëpi që janë jashtë përdorimit”, ka thënë akademiku Shkoric rreth studimit të SANU-së për shkatërrimin e fshatrave serbe.

Ai ka bërë të ditur se nga 4.709 vendbanime, madje 1.200 janë në fazën e zhdukjes për shkak se secili prej këtyre fshatrave ka nga më pak se 100 banorë, derisa madje 86 për qind e fshatrave po përballen me rënien e numrit të banorëve. Shërbime postare nuk ka në më se 2.000 fshatra, rreth 500 nuk i kanë rrugët e asfaltuara dhe janë të shkëputur nga bota derisa në 2.700 fshatra nuk ka çerdhe fëmijësh, në 230 nuk ka shkolla fillore e në 173 shkollat ekzistuese mësimet i vijojnë nga vetëm një nxënës.

“Potenciali i fshatrave vetëm në fushën e blegtorisë është 24 miliardë dollarë deri në vitin 2040”, ka thënë Shkoriq, duke shtuar: “Serbia nuk ka përparim pa fshatra”.

SHPËRNDAJE