Në një bisedë për “Presheva Jonë”, humanisti dhe biznesmeni i njohur nga Theranda (Suhareka) z. Shaqir Palushaj ka folur për fillet e suksesit të tijë, një histori mjaftë motivuese për të rinjët e Kosovës, të cilët kohëve të fundit po iu duket e pamundur suksesi në vendin tonë. z. Palushaj i motivon të rinjët që të mos ndalen së ëndërruari, pasi që njerëzit e mëdhenjë kanë vizion, e mundi i dhënë për atë vizion, asnjëherë nuk shkon huq, asnjëherë.

Preshevë, 2 Janar
Presheva Jonë:  z. Palushaj, cilat janë sfidat e filleve të para të punës tuaj, deri tek suksesi i jashtëzakonshëm që sot keni arritur, kur eksportoni në më shumë se 30 shtete të botës?
Palushaj: Secili sukses, secili person apo kompani e suksesshme, prapa e ka një histori mundimi e përpjekje të pa kompromis. Me prodhimin e pijeve, familjarisht jemi marrë para lufte, në fillim të viteve të 90-ta, por sigurisht se prodhimi ka qenë i nivelit lokal dhe as për së afërmi i zgjëruar sikur sot. Ka qenë fat i joni, në fakt ne jemi kujdesur pak që ta kemi këtë fat, pasi që në kohën e luftës i patëm bartë në një vend të sigurtë makinerinë e prodhimit, e pas luftës, menjëherë pas luftës jemi rikthyer si familje tek prodhimi, duke tentuar pa rreshtur që të gjejmë shijen ideale, sic sot e ka pija ndërkombëtare “Golden EAGLE”.
Në fillim ka qenë me emërtim tjetër, por duke evoluar shija, e kemi përcaktuar edhe emrin që sot e mbanë dhe sot kemi arritur një rekord të cilin shpresojmë ta thejmë në vitin 2023, e që është 3 kanace për 1 sekond.
“Presheva Jonë”: Botërisht, në ambientet shqipforlëse, por edhe në shumë shtete evropiane e botërore, “Golden EAGLE” njihet si pija që shoqëron në udhëtime, argëtime apo edhe në aktivitete me nevojë të shtuar të energjisë. Si ja keni dalë?
Palushaj: Ka qenë padyshim punë e madhe kolektive, unë u jam shumë falemnderues puntorëve, të gjithëve një nga një, mundohemi që edhe tua kthejmë duke i ofruar kushte të mira pune dhe paga dinjitoze, që gjithherë duhet të përmirësohen. Edhe kur flasim për tek shpërndarja, sigurisht se deri në këtë nivel ku jemi sot, në mbi 30 shtete të botës duke eksportuar, e që jemi në rritje të vazhdueshme, asgjë nuk ka arritur “falë”, “Golden EAGLE”, “Frutex” si dhe “Natyral” janë tashmë brende të dëshmuara të tryezave, falë punës së madhe edhe të bashkëpuntorëve tanë të jashtëm, që me anë të punës së tyre, shëndërrohen në një urë lidhëse mes neve dhe klientit.
“Presheva Jonë”: z. Palushaj, ju njiheni edhe si humanist i madhë, kujtojmë se jeni ndër kompanitë e para që keni aplikuar formatin e 1 centi për cdo produkt të shitur, për fondacionin bamirës,por nuk është vetëm kjo, ne e kemi parë se “Golden EAGLE” shpesh është pjesë e kampanjave. Nga buron gjithë ky vullnet për bamirësi?
Palushaj: Humanizmi është karakteristik që ta jap Zoti, ose e ke ose nuk e ke. Nuk e di, ne si popull kemi vuajtur shumë, nëpër shumë periudha të jetës kemi pasur raste kur ose kemi pasë nevojë për dorën e tjetrit, ose i kemi shtri doren tjetrit, kjo është veti edhe e shqiptarit. Fondacioni “Golden EAGLE” është një vepër e jona që na bën krenarë. Me anë të këtij fondi nuk është se kemi ndihmuar vetëm të sëmurët për shërim apo të varfërit për tu ushqyer apo për tu bërë me kulm mbi kokë, por cka më bën shumë krenarë është edhe pjesa se kemi kontribuar edhe në ndihmën për shkollim e edukim të studenteve, ku përfshihen edhe studentët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë qenë të përzgjedhur në mesin e atyre që iu ka ndihmuar fondacioni.
“Presheva Jonë”: z. Palushaj na tregoni pak për zhvillimet në kompaninë tuaj, folët pak, por më shumë detaje nëse keni mundësi, si keni arritur që ti keni kushtet që i keni sot?
Palushaj:  Tju them të drejtën, unë pak ju tregova, me këtë zeje jemi marrë para lufte, por kur filluam të shesim më shumë, pasi e përmirësuam shijen dhe po futeshim në treg, ndërkohë që ne nuk kishim ndonjë vendpunishte kushedi se cfarë, unë, sa rritej puna, më rritej frika sepse po punonin me një bodrum të shtëpisë shumë të vogël, më pak se 100 metra katrorë dhe lutesha që të mos vinin gazetarët për ta parë vendin ku po prodhohej, e do të dëshproheshin. Me kalimin e kohës, me arritjen deri tek kontratat e majme, arritën edhe mundësitë që të blejmë truallin e parë dhe menjëherë kemi filluar të ndërtojmë fabrikën e parë e cila deri më sot, përditë është rritur.
Në anën tjetër, krejt në fille, nuk dua të harroj dajën tim i cili më ka ndihmuar, më shkurt me ka huazu një sasi të parave për ta blerë aparatin e parë për prodhim të lëngjeve, e që pikërisht e patëm ble në Preshevë.
Në anën tjetër, pas luftës, kur vendosëm që makineri të blejmë në Kinë, ka qenë një kredi që e patëm marrë e që iu pata bërë stres jo vetëm vehtes, por të gjithë familjes, pasi që nuk kishim asgjë të sigurtë, por, pikërisht këtu do të doja të jepja edhe një mesazh për rininë që sot po frigohen nga e ardhmja në Kosovë. Unë ju siguroj se nëse keni vullnetin e nevojshëm dhe në kombinim me punën, suksesin e keni të garantuar, absolutisht.
Preshevaa Jonë”: Për fund z. Palushaj, cilat janë planet për zgjërim në të ardhmen, a do të ketë risi?
Palushaj: Sigurisht se qëllimi i jonë, sikurse i secilit prodhues është që të rrisë kapacitetet, të rrisë tregun, njëjt edhe ne. Po, ka risi, po përgatitemi që të dalim në treg me disa produkte të reja, të cilat do të vijnë së shpejti në pah. Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe do të jemi pran konsumatorëve tanë, shpresojmë që suksesshëm sikurse me “Golden Eagle” dhe produktet tjera.
SHPËRNDAJE