New York, 17 dhjetor (AIK-Presheva Jone)
Lajmi më i rëndësishme politikë i viti 2010, dhe më i preferuari sipas sondazhit Zogby International është dalja në publik e partisë së krahut të fortë të djathtë në SHBA-ës, Partisë Çaj – Tea Party
Nga BEQIR SINA

Palin është cituar si Personi i Vitit nga 21 për qind e të anketuarve, ndërsa 16 për qind kan dëshiruar për të zgjedhur Presidentin aktual Barack Obama. Glenn Beck dhe i famëshmi i Wiki- eaks Julian Assange kanë marë nga 13 për qind të përcaktimeve të të anketuarve.
Për kuriozitet sipas sondazhit të Zogby Intenational asnjë nga shtatë zgjedhjet e tjera të mundshme për Njeriu i Vitit nuk mblodhi më shumë se 6 për qind të përcaktimeve . Madje ata ishin edhe mera mjaft të njohur këtë vitë si gjenerali David Petraeus, Hillari Klinton, Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook-ut, Conan O’Brien, Steve Jobs i IApples, ylli i basketbollit James LeBron , dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates –
Nga të anketuarit me binjde partiake , janë përcaktuar nga Demokratët si më i favorizuari i tyre në përcaktime, ishte Presidenti në detyrë Barack Obama me 33 për qind, ndërsa në mesin e të aneketuarve republikanë Srara Palin fitoi 39 përqind dhe të pavarurve 17 përqind.
Ndërkohë në sonadazhin për të përcaktuar Personin i Dekadës, ish Presidenti George W. Bush, i cili qëndroi në Shtëpinë e Bardhë në dy mandate, u zgjodh Personi i Dekadës nga Zogby International me 44 për qind e të intervistuarve, i pasuar nga Presidenti në detyrë Barack Obama me 20 për qind, dhe kreu terrorist Osama bin Laden me 11 për qind.

Lajmi më i rëndësishme politikë i viti 2010, dhe më i preferuari sipas sondazhit Zogby International është dalja në publik e partisë së krahut të fortë të djathtë në SHBA-ës, Partisë Çaj – Tea Party Zogby ka gjetur, se nga lajmet më të rëndësishme historinë ndërkombëtare ose “Lajmi Ndërkombëtar i Viitit” është tërmeti në Haiti, dhe çështja më e rëndësishme e dekadës 2000 – 2010 është rritja e terrorizmit