Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz deklaroi se do të aplikojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-se për anëtarësimin e plotë të shtetit palestinez. Ai e cilësoi këtë të drejtë legjitime.

Deklarata e tij vjen pak para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme.  

Vendimi krijon një përballje të re me Izraelin i cili e konsideron inisiativën si një përpjekje për ta izoluar. Edhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtuan duke deklaruar se do të vendosin veton.

Lideri palestinez tha se kërkon njohjen e shtetit brenda kufijve të vitit 1967, ku përfshihet Bregu Perendimor, me Jeruzalemin Lindor dhe Rripin e Gazës. Të gjitha këto territore u pushtuan nga Izraeli në vitin 1967.

SHPËRNDAJE