KOMENT REDAKSIONAL:

 Anashkalimi eventual apo mosorganizimi i ndonjë proteste në Medvegjë ku gjendja ekonomike dhe politike,  sidomos diskriminimi i të drejtave të shqiptarëve në këtë mjedis është më drastike, përgjegjës për këtë “harresë” të kësaj treve dikur me shumicë shqiptare do të jetë padyshim jo vetëm regjimi serbë, por edhe e lidershipi shqiptarë në Luginën e Preshevës.

 Medvegjë, 17 shtator/ AIK-Presheva Jonë

Në fillim të këtij muaji nga seanca e fundit të Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës i cili përbëhej nga 65 këshilltarë të të tri Komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dolën me një deklaratë unike ku u miratuan njëzërit disa vendime dhe konkluza. Në njërën nga to, ku bëhetë fjalë për protestat, ndër tjera lexuam se „ditëve të ardhshme do të organizohen protesta në Lugnën e Preshevës kundër diskriminimit të të drejtave të shqiptarëve në tri komunat tona..” Protesta e parë u mbajt me 13 shtator në Bujanoc  e cila kishte jehonë të madhe në mediat tana dhe arenën ndërkombëtare. Ndërsa, nga ldierët e Luginës është paralajmëruar protesta e radhës ajo e dyta në Preshevë më 21 shtator, ku Beogradit zyrtar do ti përkujtohet pse Shqiptarët janë të diskriminuar në politikë, ekonomi, kulturë, sport, pse na janë të rrezikuara të drejtat, pse nuk jemi të kyçur në sistem.. 

Ndërsa, për protestën  e tretë është thënë se do të mbahet me 28 nëntor, si edhe çdo vit, për ditën e Flamurit, por pa përcaktuar fare vendin, duke mbetur me shpresë se ajo do të mbahet në Medvegjë. Lajmin për organizimin e protestave në tri komunat e bonuara me shiptarë etnik ishte mirpritur nga popullata shqiptare, sidomos nga ajo shtresës më të mllefosur, zhgënjyer apo thënë më mirë viktimë e diskriminimit në rendë të parë nga ata të Medvegjës e goditur më së shumti nga kjo politike antshqiptare e prirë nga Beogradi. Sa i përket deklaratave të  fundit në mediat tona të liderëve shqiptarë nga Lugina, sa herë që flasin për protestëne tretë, përcudi askush deri më tash nuk e ka përmendur Medvegjën ?! duke mos shpjeguar arësyet e kësja „harrese“ ?!

Anashkalimi eventual apo mosorganizimi i ndonjë proteste në Medvejgë ku gjendja ekonomike dhe politike,  sidmos diskriminimi i të drejtave të shqiptarëve në këtë mjedis është më drastike, përgjegjësi për anashkalim dhe i njorim të kësaj treve dikur me shumicë shqiptare është përgjegjës jo vetëm e regjimit serbë, por edhe e lidershipit shqiptarë në Luginën e Preshevës

Prandaj, për ketë  „harresë“ e Medvegjës duhet të japë përgjigjie spkektri politik shqiptarë pse nuk nuk  është futur në rend ditë edhe një rpotestë të të njejtit karakter sikur në Bujanoc e Preshevë? !eshtë fjala ketu për „harrëse“, për frikë apo atje shqiptarët etnik na i paskan gjitha të drejtat: shkollimin, flamurin, univesritetin, të gjithë janë në punë, s ka varfëri, s‘ka sapstrime etnike..Nëse, vëtetë është kështu atëherë s‘paska nevojë të mbahet ndonjë protestë në Medvegjë dhe Serbisë duhet t’i jepet një notë e madhe duke përshpejtuar procesin për anëtarësim e saj në BE dhe integrime tjera evropiane…

SHPËRNDAJE