Sonte me fillim prej orës 18 :00, në Cyrih të Zvicrës, “Dardanët” do të priten nga një publik i jashtëzakonshëm, në një stadium të stërmbushur me shqiptarë kryesisht, ku do të ndeshen me shtetin më mik që ka populli shqiptarë, me Zvicrën në të cilën luajn si të pazavendësueshëm disa yje shqiptarë, si Xhaka e Shaqiri.

Se cilat janë pritshmërit nga kjo ndeshje dhe se si po priten në Zvicër, për “Presheva Jonë” ka folur z. Muharrem Sahiti prej Federatës së Futbollit të Kosovës i cili ka thënë se “Është një atmosferë e jashtëzakonshme në grup, disponimi i futbollistëve është i fantastik, po e presin me padurim përballjen me Zvicrën. Janë të vetëdijshëm që kanë në tribuna një përkrahje të madhe të komunitetit shqiptarë në Zvicër dhe jo vetëm, e për këtë do të mundohen të bëjnë një paraqitje dinjitoze duke rrespektuar kundërshtarin, që në këtë rast është një mik i madhë i popullit tonë”, ka përfunduar z. Sahiti.

SHPËRNDAJE