Prokurori i Beratit: Shkeli Kushtetutën, bën korrupsion me pagesat

Një kërkesë padi, civile është depozituar mesditën e së mërkurës në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, ku e paditur është kryeprokurorja, Ina Rama për shkelje të kushtetutës. Xhemal Saliaj, ish prokuror i Beratit, ka deklaruar se shkarkimin e tij nga detyra me urdhër të kryeprokurores, Ina Rama është bërë në kundërshtim me ligjin. Njëkohësisht, sipas tij kryeprokurorja bën korrupsion me pagesat e prokurorëve.
“Shkarkimi im pas një debati me kryeprokuroren Rama. Kam depozituar padi ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për shkarkim të padrejtë”, u shpreh, Xhemal Saliaj, gjatë prononcimit të tij.
Deklara e ashpër e Xhemal Saliaj, vjen pas akuzave për mungesë të ushtrimit të përgjegjësive drejtuese dhe mos administrim të Prokurorisë së Skraparit, ku Saliaj ka punuar prej 9 vjetësh si Prokuror. Ai deklaron se i implikuar në këtë çëshjte mbetet edhe Këshilli i Prokurorëve, i cili nuk i ka dhënë të drejtën për t’u dëgjuar.
“Këshilli i Prokurorëve nuk më ka dhënë mundësinë për tu dëgjuar para shkarkimit. Atyre ju ka mbaruar mandat ndaj edhe në këtë rast është një shkelje e rëndë për prokurorinë që mban ende një këshill të paligjshëm”, deklaroi ai.
Saliaj nuk është prokurori i vetëm që ka paditur kryeprokuroren, Ina Rama për shkarkim të padrejtë. Vitet e fundit kanë qenë disa ish-prokurorë si Drini Pali, Dritan Gripshi, Ilia Bano, Agron Bukaçi, etje të cilët kanë ankimuar në Gjykatën e Lartë shkarkimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe togat e zeza u kanë dhënë të drejtë.

SHPËRNDAJE