pacassIsh-presdienti kosovar Behxhet Pacolli ka fituar gjyqin ndaj gazetarit Enver Robellit në një gjykatë zvicerane në Zurich.

 

Pacolli fiton gjyqin me gazetarin Enver Robelli, gjykata zvicerane e dënon me gjobë

Politikani i njohur kosovar e kishte paditur Robellin për disa shkrime të tij në media.

Një Gjykatë në Zurich të Zvicrës ka dënuar për shpifje Enver Robellin, gazetar i “Koha Ditore”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në bazë të vendimit të gjyqit, të siguruar nga Gazeta Express, Robelli është gjobitur me 1500 franga zvicrane (6 mijë franga nëse e përsërit veprën) dhe me detyrimin për t’i paguar shpenzimet e gjyqit.

Gazeta “Express” ka kontaktuar gazetarin Robelli, por ai ka mohuar se është dënuar nga Gjykata. “Është e pavërtetë. Është thjesht një manipulim dhe keqpërdorim të dhënash, asgjë me shumë”, tha ai të hënën.

Denimi ndaj Robellit, mesim dhe men poe rgazetaret qe ja futin kot kunder Pacollit ne dez-informata

papcpcsrobbvv

Më 4 mars 2015, Behgjet Pacolli kishte paralajmëruar padi ndaj Robellit përmes një postimi në Facebook.

Presidenti i AKR¬së kishte bërë akuza të rënda në adresë të gazetarit, duke e akuzuar madje se i kishte kërkuar 60 mijë euro për t’ia shkruar biografinë.

“Ky njeri, pas intervistave pozitive që më ka bërë në Kohën Ditore më ka kërkuar 60 mijë euro, për të shkruar librin e jetës sime.

Ka dhe dëshmitarë për këtë kërkesë e kjo daton nga atëherë kur unë hyja në politikë. Ja kam refuzuar kërkesën e tij, dhe prej atëherë ai vazhdimisht ka shpifur pa u lodhur duke denigruar figurën time, emrin tim, biznesin tim, partinë time.

Kam heshtur shumë gjatë e tani nuk do ta duroj më. Intervistat dhe profilet që ky njeri më ka botuar në gazetën Koha Ditore pak kohë para se unë të hyja në politikë janë plot me vlerësime pozitive në adresën time”, kishte shkruar Pacolli.

“Vërtet më u shtjerr durimi. Unë këtë njeri nuk e duroj dot më. Prita se mos një ditë do të bënte shqyrtimin e ndërgjegjes së vet dhe do të ndalej, por nuk e bëri.

Do ta përndjek gjyqësisht në të gjitha nivelet e drejtësisë, posa të kthehem në Kosovë nga kjo rrugë. Le të provojë shpifjet e veta para drejtësisë se unë paskam thënë se “Serbia është nëna e Kosovës”, ose “unë nuk isha Konzull nderi i Liberisë” e shumë denigrime e ofendime tjera”, kishte shkruar ai.

SHPËRNDAJE