Sic e dijmë të gjithë, ne e kemi një kampion të karatesë të pa diskutueshëm, z. Enver Idrizi i cili është krenaria jonë me të cilin edhe sot e kësaj dite mburremi të gjithë. z. Idrizi shumicën e kohës qëndron në Gjermani, ku atje ka bizneset e tija, ndërkohë që kur vjen në vendlindje, stacionohet në Hotelin Sëiss Diamond “Prishtina”, ku është gjithmonë i mirëpritur dhe i rrespektuar, e ku përkundër cmimeve të larta të këtij hoteli, kampioni Idrizi nuk e ka problem të qëndrojë aty me javë të tëra, fundja gjitha ato shpenzime i bënë në Prishtinën shqiptare.
Në anën tjetër, ka disa ditë që futbollistët e kombëtares spanjolle po qëndrojnë pikërisht në hotelin Sëiss DIamond, ku kishin kërkuar që të lirohej i gjithë hoteli, me këtë rast kanë kërkuar që të largohej edhe kampioni Enver Idrizi, ku për gjatë kohës sa janë spanjollët në hotel, i kanë kërkuar që të bëjë gjumin diku tjetër, në lidhje me këtë qështje, Idrizi nuk është se kishte ndonjë kundërshti, por, pas kësaj kërkese ka ndërhyrë pronari i hotelit dhe biznesmeni Behgjet Pacolli i cili mësohet se iu kishte thënë ekipit spanjoll se nëse ju pengon kampioni ynë dhe mendoni se ai duhet të largohet nga hoteli, unë ju lus të gjithë juve ta lironi hotelin e të gjeni një vend tjetër për të fjetur, sepse Idrizi është mysafir nderi i hotelit tonë dhe ne jemi të priviligjuar saherë që ai na viziton.
Ky është edhe një rast tjetër ku shqiptarë të nderuar si kampioni jonë Idrizi, marrin rrespektin e merituar për ato që kanë bërë për kombin tonë.

SHPËRNDAJE