petgjkggOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, edhe njëherë thekson kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi, thuhet në komunikatën për media. Ata njëkohësisht u bëjnë thirrje Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin, Policisë së Malit të Zi të mos bëjnë provokime duke u futur në territorin e Kosovës dhe Policisë së Kosovës e protestuesve të jetë të përmbajtur në kundërshtimin e demarkacionit.
“Ne qëndrojmë prapa secilës fjalë, që e kemi thënë dhe më herët në deklaratat tona publike si dhe në Komunikatën e lëshuar me 10 gusht 2016.

Njëkohësisht, OVL të UÇK-së bën thirrje që:

1. Kuvendi i Kosovës të mos ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi dhe ju bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme.

2. Policia e Malit të Zi, të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin.

3. Policia e Kosovës e poashtu edhe protestuesit që kanë vendosur të kundërshtojnë demarkacionin, të jenë të përmbajtur. Skenarët e dhunës nuk bëjnë asnjë dobi për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm”, shkruan në komunikatën për media.

SHPËRNDAJE