Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se Kuvendit.
Aty ajo ka folu për raportet me presidentin Thaci si dhe me kryeministrin Albin Kurti, raporton “Front Online”.
“Unë besoj që shumë bashkëpunimi insticional është tejet me rendësi. Si kryetare e Kuvendit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në mes të institucioneve përfshirë Presidencën dhe Qeverinë. Komunikimi me letra është shumë i mirë”, ka thënë ajo.



Tutje Osmani tha që është anashkaluar nga presidenti Thaci në rastet kur kanë pasur takime insitucionale.
“Është botërisht e ditur se çfarë mendimi kam unë për presidentin Thaçi dhe për udhëheqjen politike të tij. Ai i ka ftuar cdo herë krerët e partive politike por jo edhe ata instucional. Unë jam anashkaluar nga ai dhe nuk jam ftuar madje as për çështje të interesit nacional”, ka thënë Osmani. Për sa i përket raportit me kryeministrit Kurti, Osmani ka treguar që kanë takime të përjavshme.
“E kemi një praktikë që të takohemi për çdo jave. Me kryeministrin takohemi cdo javë dhe kemi raporte të mira”, ka thënë ajo.
“Kam shumë mospajtime me Hashim Thaçin, dhe shumë afërsi me Albin Kurtin, këtë e dijnë edhe zogjtë”, tha ajo.

SHPËRNDAJE