Fjala e Orhan Rexhepit që e tha dhe ia Dorëzoi Z. LAURENT STOKVIS dhe Z. CLEMENS KOJA, Ambasadorë të Holandës dhe të Austrisë në Beograd . E Drejta e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës para Bisedimeve Kosovë-Serbi, ose krahasimi i të drejtave të Serbëve në Veri të Kosovës dhe të drjetave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ose më saktë cili duhet të jetë status i Shqiptarëve të Luginës ë Preshevës.
Preshevë, 24 shkurt / AIK -Presheva Jonë
1.
-Veriu i Kosovës është i konsoliduar me institucionet dhe organizata të Republikës së Serbisë
– Nuk ka asnjë Institucion të Republikës së Kosovës të pranishëm në Luginë të Preshevës.
2.
– Të drejtat Individuale dhe kolektive të Serbëve në Kosovë janë të garantuara dhe monitorohen në bazë të Dokumenteve Ndërkombëtare, Planit të Ahtisaarit dhe të Kushtetutës së Kosovës.
– Të drejtat Individuale dhe kolektive të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës “janë të garantuara” me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, e cila është e brishtë dhe e diskutueshme nga vetë serbët, duke e quajtur atë “një kushtetutë të shtrigave” (e ka thënë Vesna Peshiq, tani Deputete në Parlamentin Serb)
3.
– Gjuha Serbe është gjuhë zyrtare e barabartë dhe e garantuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe zbatohet në tërë territorin e saj.
– Gjuha shqipe është pjesërisht e pranishme në Institucionet lokale, por jo edhe në Institucionet shtetërore nëpër Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
4.
– Serbët e Kosovës kanë krijuar Këshillin e komunave në vendbanimet serbe në Republikën e Kosovës dhe kanë krijuar një Këshill nacional serb jashtë çdo rregulli ligjor të Republikës së Kosovës.
– Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk u lejohet të formojnë Këshill të komunave dhe vendbanimeve shqiptare dhe rreptësisht u ndalohet formimi i ndonjë Këshilli nacional shqiptar jashta ligjeve serbe, por dy nga gjashtë subjektet politike të Luginës së Preshevës, PVD e Riza Halimit dhe UDSH e Rahmi Zylfiut e kanë formuar këtë Këshillit nacional Shqiptar sipas ligjit serb dhe Qeveria serbe ka lejuar falsifikimin e rreth 80% nga 27 000 nënshkrimeve sepse këto nënshkrime janë kërkuar sipas po këtij ligji.
5.
– Serbët nga Kosova marrin pagat nga dy entitete: buxheti i Kosovës dhe buxheti i Serbisë, parimisht ose në gjuhë të popullit “qengji i egër i thithë dy nëna”
– Nëqoftëse Shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë mëngjesin e tyre, drekën vështirë se do ta kenë ndonjëherë derisa darkën asnjëherë. Tani parimi për Shqiptarët është “qengji i butë nuk mund të thithë as edhe nënën e vet”.
6.
– Republika e Serbisë e ka Ministrinë për Kosovën e Metohinë në Qeverinë e saj.
– Republika e Kosovës nuk e ka as edhe një zyrë për kthimin e Shqiptarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës.
7.
– Serbët e Veriut të Kosovës refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 Dhjetorit 2010 për Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe në këtë mënyrë mbeten rrezik i përhershëm për ndarjen e Kosovës.
– Dy partitë e Shqiptarëve e Luginës së Preshevës, PVD e Riza Halimit dhe UDSH e Rahmi Zylfiut me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare Serbe në vitin 2008, me kyqjen në Trupin Koordinues dhe me formimin e Këshillit Nacional sipas dëshirës së Qeverisë Serbe bllokojnë të drejtën e Luginës së Preshevës për t’u shkëputur nga Serbia.
8.
– Serbët e Kosovës kanë Universitetin e tyre në veri të Kosovës.
– Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë as edhe një Fakultet të Mësuesisë si Institucion i arsimit të lartë për brezat e ri.
9.
– Studentët serbë në Republikën e Kosovës marrin bursa nga fonde të ndryshme gjatë studimeve të tyre si nga shteti ku jetojnë poashtu edhe nga Serbia .
– Studentëve shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk u lejohet as edhe një qindarkë gjatë studimeve të tyre nga shteti ku ata jetojnë.
10.
– Shteti i Kosovës nuk i kërkon qytetarëve të sajë Serbë të sapodiplomuar nëpër Universitetet e Serbisë të nostrifikojnë diplomat e tyre.
– Të sapodiplomuarëve qytetarë Shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk u lejohet as edhe ti nostrifikojnë Diplomat e tyre të fituara në Kosovë.
11.
– Liderët serbë të Kosovës Veriore nuk janë të detyruar nga bashkësia ndërkombëtare për të përhapur integrimin e serbëve në Shtetin e Kosovës.
– Disa nga krerët e Luginës së Preshevës, Riza Halimi dhe Rahmi Zylfiu janë të urdhëruar nga dikush, nuk e di se nga kush, të propagandojnë integrimin e Shqiptarëve në Shtetin e Serbisë.
12.
– Qytetarët nga Republika e Serbisë lëvizin lirshëm nëpër territorin e Republikës së Kosovës me makina të regjistruara në Shtetin e tyre.
– Qytetarëve nga Republika e Kosovës nuk u lejohet të lëvizin nëpër Luginë të Preshevës me makina të regjistruara në Kosovë.
13.
– Kompetencat e gjyqësisë, shërbimet e të ardhurave dhe shërbimet e policisë janë në rritje konstante në veri të Kosovës.
– Kompetencat e gjyqësisë (Gjyqet e Preshevës dhe Bujanocit një vit më pare janë shëndrruar në njësi të Gjykatës Themelore të Vranjës), shërbimet e të ardhurave dhe shërbimet e policisë janë në rënie të vazhdueshme në Luginë të Preshevës.
14.
– Ekzistojnë projekte të vazhdueshme për kthimin e Serbëve në Kosovë, projekte të cilat janë duke u mbështetur fuqimisht nga Bashkësia Ndërkombëtare, Shteti i Serbisë dhe Shtetit i Kosovës.
– Nuk ka asnjë projekt për kthimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, i cili do të kishte qenë i mbështetur nga shteti Serb dhe Bashkësia Ndërkombëtare.
Ishin këto dallimet e mëdha mes të drejtave të Serbëve në veri të Kosovës dhe të Drejtave të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës
Por Minusat e mëdhenjë të tjerë për Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë,
– Disfavori në Ivestime, shtatë me një në favor me Komunate tjera më të pazhvilluara në Serbi.
– Ndalimi i përdorimit të Flamurit dhe Simboleve Kombëtare Shqiptare.
– Kidnapimi i nëntë Shqiptarëve në datën 26 Dhjetor 2008 nga ana e së paku 2600 (dymijë e gjashtëqind) pjestarëve të xhandarmërisë Serbe dhe rreth 150 (njëqind e pesdhjetë) pjestar të shërbimeve të ndryshme Serbe me makina, targat e të cilave ishin nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja. Unë jam ai i cili e kam përcjellur këtë ngjarje që nga fillimi, prandaj më mire se gjithë e di se si ka shkuar procesi. Ishte ky një INKUIZICION modern.
U akuzuan për masakra kundër Serbëve të Gjilanit, viti 1999. Gjithashtu u akuzuan se kishin qenë pjestarë të UÇK-së derisa vetëm dy prej tyre kishin qenë pjestarë të këtij formacioni ushatrak. Dy të tjerë kishin qenë pjestarë të UÇPMB-së por pesë të tjerët nuk kishin qenë pjestarë të asnjërit nga këto dy formacione ushtarak. Më 21 Janar 2011, nga Prokuroria për Krime Lufte në Gjykatën e Qarkut në Beograd u dënuan, tre me nga 15 vjet , katërt me nga 10 vjet dhe dy me nga 8 vjet burgim. Më e rëndësishme është të thuhet se gjatë vitit 1999, në Gjilan e rrethinë nuk është gjetur asnjë person të ket qenë i masakruar. Pasojat janë të mëdha për tërë Luginën e Preshevës dhe nuk mund të shlyhen kurrë. Pasoja tjetër e madhe është largimi i më tepër se 600 (gjashtëqind) ish-pjestarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së, shumica prej tyre të stacionuar në Prishtinë dhe Gjilan. Ata, më tepër se dy vite janë duke jetuar në kushte të vështira jete. Pas shpalljes së Aktgjykimit ata kanë filluar të shqetsohen tejmase. A mundë të paramendoni se në çfarë gjendje janë ata. Më e keqja është se tani mund edhe të organizojnë diçka, diçka që NDOSHTA do të na çonte drjet ndonjë koflikti. Ish-Komandanti i Brigadës 113 të UÇPMB-së, për mediat serbe paralajmëroi diçka të tillë.
Por Lugina e Preshevës ka edhe dy PLUSA të MËDHENJ, dy HISTORI të MËDHA,
REFERENDUMIN e vitit 1992 dhe LUFTËN e UÇPMB-së
Dhe sipas Konferencave të mëdha Ndërkombëtare,
– Karta e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Kombeve për Vetvendosje.
– Konverenca e Versajës, 1919, i cila 80% është riparuar nga vetë Komuniteti Ndërkombëtarë.
– Konferenca e Helsinkit, 1975, e cila pranon ndryshimin e kufinjëve pa dhunë.
Dhe Sondazhi i GALLUP INTERNATIONAL, i zhvilluar javë më parë, me kërkesë të vetë Bashkimit Europian.
A mundë të imagjinoni, nëse sipas këtij sondazhi 82% të Shqiptarëve të Republikës së Kosovës janë për BASHKIM me SHQIPËRINË, sa do të jetë përqindja e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për BASDHKIM me KOSOVËN, përkatësisht ME SHQIPËRINË, gjithsesi rreth 95%.
Pra, pas gjithë kësaj,
A MUND TË MË GJENI VETËM NJË ARSYE
QË LUGINA E PRESHEVËS TË MBETET PJESË E SERBISË