Kombet e Bashkuara kanë raportuar sot se gjatë vitit 2011 në Afganistan është vrarë numër rekord i civilëve.

Misioni ndihmës i OKB në Afganistan, i njohur si UNAMA, në raportin e publikuar tha se 3021 civilë janë vrarë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre ishin vrarë nga kryengritësit.

Sipas raportit, 2790 civilë ishin vrarë në vitin 2010.

UNAMA njoftoi se militantët talibanë ishin përgjegjës për 77% të vrasjeve së civilëve në vitin 2011, ndërsa forcat e NATO-s dhe ato afgane janë për tu fajësuar për vrasjen e 14% të civilëve.

Për nëntë përqind të personave të vrarë nuk të fajësohet asnjëra palë.

SHPËRNDAJE