Preshevë, 21 nentor  -Oficeri ndërlidhës i Kosovës në Zyrën e Beogradit Valdet Sadiku sot në Preshevë biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH) Ragmi Mustafa për zgjedhje të parakohshme lokale në komunë më 24 dhjetor, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa e informoi Sadikun lidhur me situatën aktuale politike në Komunë të Preshevës, në veçanti për procesin parazgjedhor ku nga ana organit të dhunshëm të komunës po vazhdohet me veprime të kundërligjshme siç është rasti i ndërhyrjes flagrante në ndryshimin e përbërjes së komisionit komunal zgjedhorë si dhe sekretarit të këtij komisioni.

Valdet Sadiku u njoftua edhe me situatën e incidentit para selisë së PDSH-së të mbështetura nga qarqe qëllim këqija në ditën e dorëzimit të listës zgjedhore pranë komisionit Komunal zgjedhor si dhe prolongimin e materialeve tjera përkatëse nga organet shtetërore, çështje këto që janë shqetësuese për zhvillimet që na presin.

Sadiku theksoi se janë duke i përcjellur të gjitha zhvillimet në komunën e Preshevës, duke përfshi edhe rastin e incidentit që ka ndodhur me datë 16 nëntor pranë selisë së PDSH-së, ndërsa u zotua se brenda periudhës së fushatës parazgjedhore prej së afërmi do ta përcjellë këtë fushatë.

Sadiku gjendet në Beograd që nga qershori i vitit 2013, që kur Dejan Paviçeviç, oficeri ndërlidhës i Serbisë në Prishtinë, ishte gjithashtu i ngarkuar. Të dy nuk kanë kurrefare statusi diplomatik.

SHPËRNDAJE