Mark Zuckerber ka thënë gjatë një aktiviteti në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, se Oculus Quest 6 do të ketë një teknologji të avancuar të kontrollimit me duar.

Sikur gjithçka të shkojë sipas planit, me këtë teknologji të “realitetit të zmadhuar” që po e zhvillon Facebook dhe do ta lansojë gjatë vitit që vjen, nuk ka nevojë të përdoren pajisjet përcjellëse, sepse vetëm me duar mund të kryhen të gjitha manovrat e dëshirueshme.

“Kjo nënkupton se nuk ka kontrollues, butona, shirita, apo sensor të jashtëm”, ka shpjeguar Zuckerberg para investitorëve të pranishëm në këtë organizim. Njoftimi për këtë formë të teknologjisë së lartë, të integruar në Oculus Quest të ri, vjen vetëm disa ditë, pasi u bë e ditur se Facebook do të investojë deri në një miliard dollarë, për të blerë një kompani që krijon pajisje që kontrollohen më mendje.

Duke e bërë në këtë formë, shfrytëzimin e pajisjeve për “realitet të zmadhuar” shumë më të lehtë dhe atraktive. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Facebook, pjesët harduerike janë duke u larguar, që të zëvendësohen me mundëson, nëpërmjet së cilës, çfarëdo që mendohet edhe mund të realizohet.

Pa lënë anash bashkëpunimin me CTRL-Labs, si dhe mundësitë që ofron, Zuckerberg ka thënë i nervozuar para të pranishmëve, se “jo, nuk keni nevojë të hapni vrima në duar”.

Interesimi për Oculus Quest të tanishëm dhe pajisjet tjera të ngjashme që ofron Facebook, thuhet se janë para porositur në masë të madhe, duke i mundësuar grumbullimin e mbi 100 milionë eurove.

SHPËRNDAJE