isamammssIsa Mustafa, sikur Aleksandar Jabllanovici, fyu protestuesit shqiptar ?
Muaji janar i vitit të kaluar (vitit 2015) u karakterizua me protesta dhe kërkesa gjithëpopullore për shkarkimin e Ministrit Aleksandar Jabllanoviq. Meqenëse këto ngjarje janë shumë të freskëta besoj se të gjithëve u kujtohet se shkaku i protestave dhe kërkesës për shkarkimin e tij ishte deklarata raciste e Ministri Jabllanoviç i cili nënat gjakovare quajti “EGËRSIRA” sepse vazhdojnë të kërkojnë KTHIMIN E KUFOMAVE që Serbia i mori me vete për të fshehur krimin e gjenocidit.

 

 

billllNga Bilall Sherifi 

Cilësimi i nënave gjakovare “EGËRSIRA” revoltoi popullin në përgjithësi dhe kjo revoltë e përgjithshme u manifestua me qëndrimet kategorike të opozitës dhe më pas edhe të disa deputetëve të koalicionit qeveritar të cilët kërkonin dorëheqjen e tij. Vetëm Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa mbronte Jabllanoviqin dhe këmbëngulte se ai nuk do ta shkarkonte dhe as nuk do t’ia kërkonte dorëheqjen.

Mirëpo pas presionit të vazhdueshëm qytetar, sidomos pas protestave masive të qytetarëve Isa Mustafa u detyrua ta shkarkojë Jabllanoviçin nga qeveria.

Gjatë vitit 2015, qeveria e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa u shndërrua në Kryeministër të Kthimit të Serbisë në Kosovë. Me nënshkrimin i Marrëveshjes për krijimin e “Zajednicës serbe në Kosovë”, përmes të cilës Kosova humb sovranitetin mbi një pjesë të madhe të veten dhe përmes Marrëveshjes për Demarkacion, ku Kosova humb pjesë të territorit, qeveria pwr kthimin e Serbisë në Kosovë humbi legjitimitetin demokratik.

Në përvjetorin e shkarkimit të Ministrit për Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, Kryeministri për Kthimin e Serbisë në Kosovë, Isa Mustafa së bashku me zëvendësin e tij Hashim Thaçi mbajti një konferencë me gazetarët.

I ballafaquar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit u konstatua se Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri për Kthimin e Serbisë në Kosovë është antikushtetuese dhe përballë shprehjes së revoltës së qindra mijëra qytetarëve që nënshkruan peticion, demonstruan në rrugë apo manifestuan në forma të ndryshme kërkesën e tyre për dorëheqjen e atyre që përgatitën kthimin e Serbisë ne Kosovë, Isa Mustafa reagoi njëlloj si ish Ministri i tij për Kthim Aleksandar Jabllanoviqi.

Në mënyrë të njëjtë si në kohën kur nuk pranonte kërkesën për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit dhe këmbëngulte ta mbante atë në qeveri, në konferencën e mbajtur dje më 5 shkurt, Kryeministri për Kthimin e Serbisë në Kosovë, Isa Mustafa deklaroi se nuk do të jep dorëheqje.

Pos këmbënguljes për të mbetur në qeveri, Isa Mustafa fyu të gjithë ata që shprehën revoltën kundër marrëveshjes që kthen Serbinë në Kosovë. Ai deklaroi se “Opozita po ULËRINË serbisht në rrugët e Prishtinës!”
“Dallimi” i vetëm i Kryeministrit për Kthimin e Serbisë në Kosovë, Isa Mustafa nga ish-Ministri i tij për Kthimin e Serbëve në Kosovë, Aleksandar Jabllanoviqi qëndron në përdorimin e fjalës “ULËRIMË” në vend të “EGËRSIRËS” së Jabllanoviqit.

Megjithatë, secili e di se fjala “ulërimë” është zë që lëshon ujku qeni dhe shumë kafshë të tjera” dhe kjo nxjerr në shesh mendësinë e njëjtë që i karakterizon Isa Mustafën dhe Aleksandar Jabllanoviqin.

Zëri i qytetarëve protestues të Kosovës nuk është “ULURIMË EGËRSIRASH”, kushdo që mendon se mund ta shtypë këtë zë siç shtypë egërsirat, në përballje me forcën e këtij zëri pa dyshim se do të del humbës.

Vendosmëria e popullit të Kosovës, ashtu siç ia tregoi vendin ministrit për kthim Jaballanoviq, do t’ia tregojë vendin edhe Kryeministrit të Qeverisë për Kthimin e Serbisë në Kosovë. 17 shkurti 2016 do të jetë një manifestim civilizues i revoltës së madhe gjithëpopullore dhe kundër logjikës që këtë revoltë e shohin si “ULËRIMË EGËRSIRASH”!

SHPËRNDAJE