20160301091616693620NY Daily News, ka bërë një artikull ku komenton fituesit e çmimeve Oscars dhe përmend filmat apo aktorët që sipas kësaj redaksie e merituan por nuk triumfuan në këtë akademi prestigjioze.

E përditshmja e Nju Jork-ut, përmend edhe filmin “Shok” nga Kosova, duke konsideruar se ky film e meritonte një çmim të tillë.

“Për të gjithë ata njerëz që kanë marrë mundin t’i shikojnë të pesë filmat e nonimuar për filmin e shkurtër më të mirë është shokuese që filmi ‘Shok’ nuk fitoi. Është një tregim emocional për dy fëmijë që përpiqen të mbijetojnë gjatë luftës në Kosovë, një tregim që i ndjekë shikuesit për 20 minuta”, shkruan NY Daily News.

Rikujtojmë se kjo ishte hera e parë që një film nga Kosova u nominua për një çmim kaq të rëndësishëm.

SHPËRNDAJE