Analisti Adri Nurellari ka publikuar sot një analizë me të dhëna krahasimore për vendet e rajonit të Ballkanit për luftën kundër coronavirus.

Sipas tij, nga të dhënat del se Kosova e Shqipëria kanë bërë më së paku testime.

Shkrimi i plotë i Nurellarit:

Një ndër dështimet kryesore të deritanishme të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në luftën kundër virusit është padyshim niveli i ulët i testimit.

Përveç distancimit social, një ndër rekomandimet kryesore të Organizatës Botërore të Shendësisë (OBSH) për të luftuar pandeminë e koronavirusit është organizimi i sa më shumë testeve. Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate deklaroi dy javë më parë se “Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha shtetet: Test, test, test,”. Si pas tij shtetet duhet të bëjnë sa më shumë teste masiv e etë shpeshta sepse kjo pandemi nuk mund të luftohet me sy mbyllur. OBSH e ka konsideruar tamponin e testit si “shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes” së pandemisë dhe është e alarmuar se shumë shtete nuk po bëjnë mjaftueshëm prandaj edhe ka dërguar 1.5 milionë teste në 120 vende.

Praktikat e shteteve që janë treguar të suksesshme me pengimin e përhapjes së koronavirusit si dhe institucionet dhe ekspertët më në zë të botës po thonë se është thelbësore që sa më shumë njerëz të bëjnë analizat. Sipas tyre izolimi mund të ndikojë në ndalimin e shpërndarjes dhe në mos infektimin e qytetarëve por për ti dhënë fund kësaj pandemie të gjitha shtetet duhet që të bëjnë sa më shumë teste dhe më pas të izolojnë e trajtojnë këdo që është zbulohet se është i infektuar.
Këtë strategji e ka përdorur me sukses Korea e Jugut e cila për të frenuar epideminë ka bërë 455 032 teste në total ose 8840 për 1 milionë banorë. Këtë masë e kanë marrë shumë seriozisht shumë vende të cilat kanë nisur fushata masive të testimit. Kështu për shembull Estonia ka bërë 14 375 teste për 1 milionë banorë, Austria 11803, Norvegjia 11410, Gjermania 11 127 etj.

Në këtë aspekt, rajonin e Ballkanit e dominon Sllovenia me 11127 teste për banorë ndërkohë që shtetet shqiptare, Shqipëria e Kosova qendrojnë në fund të listës. Sipas të dhënave të djeshme të faqes zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë, deri dje janë bërë 2247 teste që pjestuar për 2.863 milionë banorë i bie 784 teste për milionë banorë. Sipas informacioneve të nxjerra prej Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 që pjestuar me 1.831 milionë banorë i bie të jetë 1.022.

Fatmirësisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë në një gjendje më të mirë sepse ky shtet ka bërë deri dje 2362 teste për milionë de në nivel jo të keq janë edhe shqiptarët e Malit të Zi ndërkoë që ky shtet ka bërë 1899 teste për milionë banorë. Me keq se Kosova është Serbia dhe për rrjedhojë edhe bashkombasit tanë në Luginën e Preshevës. Sipas të dhënave Institutit Torlak ka testuar deri dje 6.401 që duke pasur parasysh se popullsia e Serbisë është 7.02 milionë përkthehet në 911 teste për milionë banorë. Megjithatë faktikisht ky numër duhet të jetë edhe më i vogël sepse qindra prej këtyre testeve janë bërë për serbët e Kosovës duke qenë se strukturat shëndetësore të Beogradit janë lejuar të hyjnë e veprojnë masivisht edhe në Kosovës.

Fatmirësisht investimet e mëdha që janë bërë në fushën e shkencës dhe teknologjisë nëpër botë për sa i përket koronavirusit, ka bërë që çmimi i tamponëve të testeve të ulet shumë e aktualisht të jetë diku tek 20 euro. Prandaj qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk duhet të humbasi më kohë, por të ndërmarri një fushatë masive gjithëpërfshirëse për testimin për koronavirusin, duke nisur fillimisht me vatrat kryesore të infeksionit. Popullsia shqiptare është relativisht e re, në Kosovë është mosha mesatare 29.6 dhe Shqipëri 36.4. Tashmë dihet mirë që një pjesë e të rinjve e kalojnë këtë sëmundje pa e kuptuar duke mos pasur asnjë simptomë të theksuar prej saj e për rrjedhojë nuk raportojnë tek mjeku e nuk shkojnë të testohet. Ky fakt është një ndër shpjeguesit të numrit relativisht të ulët të infektimit në Kosovë e Shqipëri. Mirëpo edhe pse vetë mund të mos lëngojnë nga kjo sëmundje të rinjtë mund të jenë bartës dhe përhapës të saj tek njerëz me imunitet të brishtë dobët apo me probleme të tjera shëndetësore. Prandaj pa u testuar masivisht do vazhdojmë të jemi të rrezikuar sepse nuk do kuptohet kurrë mirë kush është i infektuar dhe meriton të izolohet që mos të përhapi më tutje virusin.

SHPËRNDAJE