Policajci Oraovica

Fale dy policeve shqiptare nga Prasheva (Nagip Salihu dhe Jeton Rexhepi)  sot eshte shmangur nje tragjedi ne fshatin Rahovicë duke shpëtuar jeten e nje vajze njezetvjeqare

Policajci OraovicaPreshevë, 1 shkurt  -Policët shqiptare nga Presheva Nagip Salihu dhe Jeton Rexhepi, punonjës të stacionit policor në Preshevë, penguan një vajzë nga afërsia e Bujanocit e cila tentoi te bënte vetëvrasje, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jonë”,  duke ju referuar burimeve te policise se Preshevës.

Çdo gjë ndodhi të dielën gjate kafes se mengjesit ishte një operacion shpëtimi i nje vajze njëzetvjeçare nga rrethi i Bujanocit.

Derisa policët ishin ulur në një kafene, një burrë vraponte pa fryme duke njoftuar se kishte pare një vajzë në një gjendje shumë të keqe që filloi të ngjitej në nje mur, shkëmb te gjate (kodrën e Kacipupit) në afersi te pendes (branes) se fshatit Rahovicë.

Policet Nagip Salihu dhe Jeton Rexhepi: Ne jemi në sherbim te qytetareve  tane 

Ai na tha se nuk e dinte se çkapo ndodhte, por ajo ishte ne gjendje shume te keqe. Pas ketij njoftimi policia pa nje pa dy niset pas vajzes ne rrezik ne kodër. Policia kane pare vajzën duke u ngjitur ne murin rreth 50 metra të lartë.

“Kolegu im i ka shkuar tinëza nga mbrapa vajzes dhe shpejte e shpejte e ka kapur per duar duke e terhequr ga muri..” kujton Rexhepi.

Jeton Salihu punon në policine e Preshevës nga viti 2002 pas formimit te një force policore shumetnike ne Luginen e Preshevës

“Mendoj se çdo oficer policie duhet të reagojë menjëherë, pahamendje pavarësisht nëse ai është në detyrë zyrtare apo jo. Prioriteti ynë është të ndihmojmë të gjithë qytetareve që kanë nevojë..” shton Rexhepi.

Ket raste te heroizmit te policise shqiptare nga Presheva e kane shenuar edhe mediat serbe te cilat si zakonisht nuk kane permendur fare se eshte shqiptar?!

E themi ketë sepse qe dy dite mediat serb qojne pluhur rreth nje rasti ne Vranje me tituj bombastike se ne “një serb paska shpëtuar jetën e nje shqiptari”.

Keshtu kishte ndodhur edhe me policin nga Miratoca  Rexhep Arifi i cili pushtoi mediat boterore me fotografite e tij ne perqafim me voglushin sirian (10 shtator 2015) por mediat serbe askund nuk e shkrua se ishte shqiptar?!. Kësj thuaj ndaq racizem, ndaq urrejtje, ndaq xhelozi i shkon, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Sidoqofte policia e Preshevës po deshmon jo vetem aftesi dhe profesionalizëm, por edhe heroizëm ne sherbim te qytetareve te saj te cilet duhet te sherbejne  shembull per koleget tjerë në Serbi.

SHPËRNDAJE