Modelja dhe aktorja kontroverse nga Anglia, Amy Childs, thotë se dëshiron të njihet më shumë nga publiku dhe ka shënjuar Hollivudin si objektivin e saj të radhës. Flokëkuqja seksi, e cila njihet për gjinjtë e saj të bujshëm si dhe për provokimet e saj me zhveshje në publik, thotë se dëshiron të trupi i saj seksi të jetë i ekspozuar dhe i njohur edhe përtej kufijve anglez. “Nuk e kam problem të ekspozoj trupin tim dhe mendoj se Hollivudi është ai që i vlerëson më shumë këto vlera.

Shpresoj se së shpejti do të kam oferta nga producentët e Hollivudit, pasi jam e gatshme ndaj çdo oferte”, ka thënë Amy. Po ashtu, ajo thotë se mënyra e saj e sjelljes në publik, do të përshtatej mjaft mirë me skenën e shoubiznesit në Hollivud. “Mendoj se mund të kontribuoj mjaft shumë në skenën kontroverse të Hollivudit. Kam potencial për të nxitur debate dhe thashetheme”, ka përfunduar Amy, e cila nga shumica konsiderohet si pasardhësja e modeles tjetër me gjoks të bujshëm, Katie Price, e njohur më shumë si Jordan.

SHPËRNDAJE